30.5 C
Tirana
E enjte, 28 Gusht, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Komunikimi me kode mes Ramës dhe Zhejit: Çfarë nënkupton fraza ‘shoqëri e kohëve të tjera’

    Ditën e sotme iu dha lamtumira publicistit dhe dramaturgut Artur Zheji i cili ndërroi jetë pas një arresti kardiak ditën e shtunën duke drekuar me familjen në Sarandë.

    Zheji ishte ndër zërat më të fortë të mendimit publik në vend. Por, përpos kësaj ai njihet dhe si një shok fëmijërie i kryeministrit Edi Rama.

    Rama në rrjetet sociale e ngushëlloi familjen Zheji duke e quajtur Arturin mik kohësh të tjera.

    “Lamtumirë mik kohësh të tjera dhe e gjetsh matanë paqen për shpirtin“, shkruante Rama.

    12 vite më parë në një nga intervistat e pakta që kishte dhënë Zheji kishte bërë të njëjtin përkufizim për Ramën duke mos e quajtur një shoqëri të prishur, por një shoqëri tjetër.

    Është marrëdhënia me Edi Ramën një shoqëri e prishur… E ëma e liderit të opozitës është shprehur se vite më parë ju ka pasur si djalin e tretë të familjes…

    Neta është një zonjë grua. Unë ushqej të njëjtën dashuri dhe dobësi që kam pasur në rini për të. Një grua moderne, pak e ashpër, por shumë herë më tepër e dashur. Fisnike dhe kinge. Kontradiktat i kam patur me Edin.

    Unë e mirëkuptoj Netën. Por të njëjtën gjë ndjen edhe nëna ime Besa Imami. Ajo i ka gatuar Edit hallvë në një të natës, kur e gdhinim me biseda folozofike dhe ëndërrimtare. Edi nuk është kujtuar më për të. As për Petro Zhejin babain tim, që ka qenë për mjaft kohë një udhëheqës shpirtëror për Edin.

    Politika, jeta, pikëpamjet e ndryshme, mjerisht më shumë ndajnë se sa bashkojnë. Nuk është një shoqëri e prishur, është një shoqëri tjetër…

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit