4.5 C
Tirana
E martë, 3 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Konfirmohen dy opinionistët e ‘Big Brother VIP 3’

    Banorët e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania” do të komentohen në studio nga Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj.

    Top Channel raporton se produksioni i reality show-t ka zbuluar se pozicioni i opionionistit do t’i besohet sërish themeluesit të fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, ndërsa krah tij, do të jetë Ori Nebijaj.

    Kjo e fundit hoqi dorë nga televizioni pasi mori mandatin e deputetet në Partinë Demokratike e siç duket është gati për t’u shfaqur sërish në ekran.

    Një nga emrat e përfolur si opinionist i sezonit të tretë të BBVA ishte protagonisti i sezonit të dytë, Luiz Ejlli, gjë që nuk paska qenë e vërtetë.

    “BBVA 3” nis më 13 janar dhe do të moderohet nga Ledion Liço.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit