22.5 C
Tirana
E shtunë, 10 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Konfirmohet: Beniada Nishani është single!

    Modelja e njohur Beniada Nishani ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave sociale për shkak të lidhjes së saj me Blerti Hajdarin. Në fillim për nisjen e romancës së tyre dhe tashmë për dhënien fund të saj.

    Ata u njohën gjatë emisionit “Procesi Sportiv” dhe bënë edhe dalje si çift në evente të ndryshme, por asnjëherë nuk e konfirmuan publikisht romancën e  tyre. E teksa prej javësh kanë qarkulluar lajmet e ndarjes, së fundmi Jori ka konfirmuar se Beniada është beqare në programin “Procesi Sportiv”.

    Pjesë e bisedës:

    Edi Manushi: Jam kurioz, Beniada është ndarë vërtet se ti i di këto?!

    Jori Delli: Është ndarë.

    Edi Manushi: Është ndarë përfundimisht, e sigurt?

    Jori Delli: Po. Beniada është ‘single’, një duartrokitje!

    Edi Manushi: Nuk është fundi i botës, jo por thjesht ta dinim.

    Jori Delli: Është fillimi i një diçkaje tjetër.

    Edi Manushi: Çfarë ndodhi, nuk i eci një italian me një shqiptar?

    Jori Delli: Jo nuk është ajo, por nuk mund të flas.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit