13.5 C
Tirana
E hënë, 16 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private: Dikë që e do, mbroje

    Një ditë pasi bërja publike e romancës së tij me modelen shqiptare, Adrola Dushi bëri bujë në rrjet, artisti Capital T ka zbuluar se pse dyshja zgjodhi ta mbante “të fshehtë” dashurinë mes tyre.

    Në fjalën e tij gjatë podcastit të Grida Dumës, artisti theksoi se romanca e tyre nuk ka qenë kurrë sekret por thjesht private.

    Këngëtari është me mendimin se gjërtat që i do me zemër duhen mbrojtur nga vëmendja e njerëzve, sidomos në kohët e sotme kur dhe detaj më i vogël rreth jetës së personazheve publikë bën bujë në rrjet

    Pjesë nga biseda:

    Grida Duma: Mirë unë e mbajta fjalën, nuk të bëra asnjë pyetje emrash.

    Capital T: Ti nuk ma dhe fjalën, ishte zgjedhja jote gjithmonë kështu, të cilën unë e kam vlerësu.

    Grida Duma: Gjithmonë me veten e kemi.

    Capital T: E kam te ajo që arsyeja pse nuk ndjehem shumë me dalë nëpër media është veçse me më pyt për gjërat e thjeshta ose me diskutu sendet e thjeshta janë sene që i dinë të gjithë.

    Grida Duma: Ëhë.

    Capital T: Domethënë pavarësisht zgjedhjes time për me mbajt një privatësi nuk është sekret.

    Grida Duma: Ëhë.

    Capital T: S’ka qenë zgjedhje me majt sekret, ka qenë zgjedhje me majt privatësi.

    Grida Duma: Absolut. Është, kjo ekziston, kjo po unë po kam qejf me majt qashtu. Ta ruaj unë siç e dua unë.

    Capital T: Normal që edhe senet që janë të rëndësishme për ty njeri i run me fanatizëm, do me i mbrojt çka do që ka rëndësi për ty. Edhe në një kohë si kjo e sotit unë konsideroj që mbrojtja më e mirë është kjo që unë kam vendos me bo në qit formë të gjitha gjërave të mia.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit