14.5 C
Tirana
E hënë, 20 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Konflikti për Aeroportin e Vlorës: Pacolli gjen ngushëllim tek Çim Peka

    Miliarderi nga Kosova, Behgjet Pacolli ka reaguar së fundmi në lidhje me takimin që ka zhvilluar me gazetarin Çim Peka në shtëpinë e tij.

    Përmes një postimi në Facebook, Pacolli thekson se Peka është një mik i vjetër, me të cilin ka pasur gjithmonë komunikim dhe respekt të ndërsjellët. Ai sqarojn se takimi nuk ka pasur karakter zyrtar apo mediatik, por ishte thjesht një vizitë miqësore, ashtu si e do tradita.

    Gjithashtu, Pacolli theksoi se gjatë këtij takimi janë diskutuar një sërë çështjesh, përfshirë fushatën denigruese ndaj tij dhe projektin e ndërtimit të aeroportit të Vlorës.

    “Sot pashë një postim nga Çim Peka.

    Për të shmangur çdo lloj spekulimi të mundshëm, biseda me Çim Peken në shtepinë time, përkufizohët në këto përmbajtje;

    Çimi është një mik i imi i vjetër. Me të kam pasur komunikim dhe respekt të ndërsjellë — jemi takuar disa herë dhe më ka vizituar, ashtu si çdo mysafir tjetër. Edhe mbrëm, Cimi ishte mysafir, por kurrsesi në rolin e gazetarit apo drejtuesit të ndonjë media; ishte thjesht një vizitë miqësore, ashtu si e do tradita.

    Natyrisht, biseda mes miqve është e pashmangshme dhe folëm për shumë tema, përfshirë edhe fushatën denigruese, të mirë të orkestruar kundër meje, dhe për zanafillën e saj. Diskutuam edhe për aeroportin, përfshirë dhe per kontratën e kredisë për financimin ndër të tjera të punimeve të papërfunduara në aeroportin e Vlorës, financim i cili është realizuar 100% me kolateralet e mia personale dhe me asetet e kompanisë sime; financim që, fatkeqësisht disa media, shpresoj nga padija,i kanë dhënë interpretime absurde.

    Me z. Peka folëm dhe për shumë gjëra të tjera, por ndonëse fushata e ndërmarrë nga disa dashakeq bukëshkalë me “modus operandi” te tyre, patjetër mund të klasifikohet si histori filmash serial te Netflix-it.

    Gjatë këtyre ditëve, kompania ime – në cilësinë e nënshkruesës dhe mbajtëses e 98% të aksioneve dhe përgjegjësive ligjore – do t’i paraqesë koncesionarit një raport mbi ecurinë e punimeve, problematikat e hasura, si dhe modalitetet e nevojshme për përgatitjen e aeroportit për vënien në funksion në Shkurt të vitit të ardheshëm ashtu si e parashef kontrata”, shkruan Pacolli.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit