12.5 C
Tirana
E diel, 29 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Korçarët në Strugë, kuksianët në Prizren, kalojnë kufirin çdo ditë për të mbushur makinat me naftë

    Vetëm 20 minuta udhetim përmes Rrugës së Kombit mjaftojnë që banorët e Kukësit të kalojnë drejt Prizrenit për karburant më të lirë.

    Ndërsa në Shqipëri çmimi tavan i naftës është 203 lekë për litër, në Kosovë ajo tregtohet 1.73 deri në 1,75 euro për liter, dukshëm më e lirë se në vendin tonë. Në pikat e karburantit në Prizren, prania e qytetarëve nga Kukësi është e përditshme.

    Shefik Hoxhaj, punonjës karburanti në Prizren tha se “zakonisht i kemi çdo ditë qytetarët nga Kukësi. Vijnë për shkak të çmimit më të lirë.”

    Edhe pse çmimet në Kosovë janë rritur, ato mbeten më të ulëta krahasuar me Shqipërinë.

    “Nafta është rreth 1.75 euro, benzina 1.45 euro. Edhe për ne është shtrenjtë, por prapë më lirë se në Shqipëri”, shton ai.

    Qytetarët nga Kukësi thonë se distanca nuk është problem pasi sërish dalin me leverdi kur furnizohen në Prizren.

    Megjithatë, kontrollet në kufi mbeten të rrepta. Karburanti në bidona konfiskohet nga doganieret, ndaj qytetaret vetem mbushin serbatoret e makinave.

    “Kur mbushim serbatorin me 70 litra naftë arrijmë të kursejmë rreth 3,500 lekë”, thanë ata.

    Për shumë familje kuksiane, kjo është kthyer në një zgjidhje për të përballuar koston e jetesës, pasi përpos naftës blejne dhe ushqime e produkte industriale.

    Edhe pika e Qafë Thanës, që lidh vendin tone me Maqedoninë e Veriut, ku karburanti shitet më lirë, këto ditë është plot.

    Diferenca e çmimit që shkon në 74 lekë për litër, ka bërë që shumë qytetare nga Korca e Pogradeci të shkojnë ne Struge për t’u furnizuar me nafte.

    Qytetarët theksojnë se çmimet e larta në Shqipëri i detyrojnë të zgjedhin furnizimin në Maqedoninë e Veriut si alternativën më të përballueshme.

    Banorë të Maqedonisë së Veriut shprehen se, edhe pse çmimet kanë pësuar rritje edhe në vendin e tyre, ato mbeten më të ulëta krahasuar me Shqipërinë. Sipas tyre, është bërë e zakonshme të shohësh automjete me targa shqiptare që furnizohen me karburant ne RVM.

    Aktualisht, një litër naftë në Maqedoninë e Veriut kushton rreth 90 denarë, ose 140 lekë/liter, ndërsa në vendin tone çmimi eshte 214 lekë për litër. Ky ndryshim i madh në çmime vazhdon të nxisë qytetarët të kalojnë kufirin për të përfituar nga kostot më të ulëta.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit