5.5 C
Tirana
E hënë, 15 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Koreografi shqiptar që jeton me… majmunin: Kushton 7 mijë euro, takimi i parë nuk ishte siç e prisja

    Koreografi i njohur, Andi Murra, thotë se jeton me një majmun të racës së veçantë të majmunëve Rhesus Macaque.

    Andi ka treguar se si po ambientohet me të, pasi është shumë kureshtare. Madje, ai ka zbuluar se takimi i tyre i parë ishte ndryshe nga çfarë priste.

    “Zakonisht të gjitha i ha, por byrekun e pëlqen shumë. Zihet me të gjitha vajzat e studios sime, është xheloze.

    Abu është 4.5 muajshe, sapo ka filuar t’i ulet agresiviteti. Derisa të mësohet me rregullat, kemi pak luftë.

    Në takimin e parë, prisja të ishte e urtë, por kur i hapa kafazin doli dhe pas 2 orësh e kam kapur.

    Është shumë kureshtare. Vaksinat i bëhen një herë në vit. Tani është ftohtë dhe nuk pëlqen të dalë.

    Me macet reagon mirë dhe qentë i ka armiq. Në dyqane kushton rreth 5 deri 7 mijë euro’.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit