17.5 C
Tirana
E premte, 18 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Kosovarët kanë gjakun e ëmbël…”, Erjola Doci flet për lidhjen me Azet dhe videon virale…

    Jeta private e Erjola Doçit ka ngjallur kureshtje e interes, ka nxitur vëmendjen e mediave rozë por njëkohësisht, nuk ka servirur asgjë.

    Disa muaj më parë, qarkullonte një video ku thuhej se ishte ajo krah reperit të njohur Azet.

    Moderatorja është pyetur jo pak herë rreth kësaj teme, por në emisionin “Canape” në T7 vendosi t’i vërë ‘kapak’ me përgjigjet sa serioze, aq lozonjare.

    Erjola Doçi: Kur ka dalë kjo? S’jam unë ajo. Po shihe si jam unë, s’jam unë ajo. Jam komplet ndryshe.

    -Nuk je ajo në video?

    Erjola Doçi: Kosovarët e kanë gjakun e ëmbël patjetër, por thashë, nuk jam unë në video.

    -Je takuar ndonjëherë me Azet?

    Erjola Doçi: Për marrëdhënie pune, për marrëdhënie profesionale.

    -Nuk ka pasur asgjë më shumë se marrëdhënie pune?

    Erjola Doçi: Jo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit