Pasuritë e nëndheshme të Shqipërisë, janë edhe krimi më i madh i kryer me vite në vendin tonë. Nafta të cilën natyra na e dhuroi poshtë këmbëve tonë, u bë “plaçka” e preferuar për tu shkëlyer mes xhambazëve të ndryshëm.
Në këtë kuadër kemi edhe Endri Pukën, Ish-drejtori i “Albpetrol” i cili del në tre raporte të KLSH dhe në dosjen “Bankers” për falsifikime, tenderë dhe ankande abuzive; dhe sërish ka 8 vite pa pranga, ndërsa paratë qarkullojnë përmes një zinxhiri kompanish të tij dhe bashkëshortes
Sipas dosjes hetimore dhe tre raporteve të KLSH, Endri Puka ka kryer vjedhje përmes tenderëve, pagave fiktive, favorizimeve për “Bankers”-in dhe faturave false me kompani hidrokarburesh. Shuma e dëmit arrin në 140 milionë euro. Puka dhe bashkëpunëtorët kanë pastruar paratë me një rrjet shoqërish të krijuara pas vitit 2019. Arrestimi mungon, dosjet zvarriten.
AKSENT L&BC (1 shkurt 2019) Puka 75%, Ened Janina dhe Ted Tase 25% së bashku. Qarkullim i raportuar 17 mln € jashtë sistemit bankar/tatimor.
Endri Puka – Person Fizik (7 shkurt 2019) – konsulenca/marketing; qarkullim 5 mln €.
Monad Partners (27 shtator 2020) projekte/ndërtime; 50% Ela Puka.
Yellow Rocket (3 nëntor 2021) marketing/rrjete sociale; aksione: Puka 33.34%, Ela Puka 33.33%, Ened Janina 33.33%; qarkullim 9 mln €.
Parisol sh.p.k. (29 dhjetor 2021) fotovoltaikë; Puka 20% me investim 5.5 mln €.
APSUS sh.p.k., ortakëri me Alban Pezën (ish-sekser i Pukës në “Albpetrol”); paraqitet blerja e 30% te “ANIO OIL & GAS” nga Ela Puka.
OKSI-INTERNATIONAL (1 prill 2025) 32% në emër të Ela Pukës, blerë nga greku Konstantinos Moula (sekser hidrokarburesh në kohën e Pukës); objekt shërbime për “Bankers” dhe kompani nafte/gazi.
ROKiT Cities Albania (5 prill 2022), Puka me Ened Janinën dhe Ted Tasen; qarkullim 4 mln € jashtë sistemit bankar/tatimor.
INTERCHANGE ANTEL (që prej maj 2007), Puka 68.2% me Koço Kokëdhimën; qarkullim 13 mln € gjatë 2013–2018.
Skema e pastrimit ndjek të njëjtën gjurmë: krijim shoqërish “konsulence” ose “teknologjie”, lëvizje pagesash ndërmjet entiteteve të lidhura, raportime me “humbje” dhe përdorim të llogarive të palëve të treta. Ish-vartës si Ened Janina dhe Ted Tase shfaqen si ortakë në disa prej shoqërive kyçe.
Pyetja që mbetet pa përgjigje: pse mungon masa e arrestit dhe sekuestrimi i menjëhershëm i pasurive, kur dosja numëron prova dokumentare, lëvizje bankare dhe kontrata që lidhin periudhën 2013–2018 me qarkullimet pas vitit 2019. Për të rikuperuar dëmin, duhen tri veprime të menjëhershme:
- Sekuestrim pasuror i zgjeruar mbi Pukën, bashkëshorten dhe ortakët e listuar; ngrirje llogarish dhe ndalim disponimi mbi pasuri të paluajtshme e kuota shoqërish.
- Audit forenzik pus-më-pus dhe tender-më-tender te “Albpetrol” dhe flukset me “Bankers”, për të llogaritur dëmin real dhe detyrimet tatimore të pashlyera.
- Procedim penal i plotë për grup të strukturuar.
Mes gjithë kësaj liste të gjatë kompanish ku është përfshirë çifti Ela dhe Endri Puka, na ra në sy kompia “APSUS shpk” të cilën e ka në ortakëri me Alban Pezën. Në fakt, APSUS shpk nuk është një kompani e thjeshtë nëpërmjet së cilës një ish zyrtar dhe një ish trafikant po ndajnë ca miliona euro.
APSUS shpk është “çelësi” magjik i drejtësisë që do hapë “sargofagun” e vjedhjes së nëntokës, korrupsionit, pastrimit të parave dhe injektimit të tyre në ndërtim. E të gjtiha këto me protagonist Ela & Endri Puka dhe Alban Peza.
Çfarë është “APSUS shpk” dhe përse është çelësi “magjik” i drejtësisë?
Në 21 qershor 2022 kompania Anio Oil & Gas me administrator dhe ortak të vetëm Alban Gani Pezën, vendos të themelojë një kompani “bijë” që e quajti “APSUS shpk”.
Më 28 shtator 2023, “APSUS shpk” i shet 20% të aksioneve të saj ish futbollistit të Tironës, shtetasit Eldorado Shpëtim Merkoçi. Ish sulmuesi bleu 20% për rreth 200 euro.
Më 10 tetor 2023, “APSUS shpk” me pronar Alban Pezën, vendos që t’i shesë pronarit, pra Albanit 20% të aksioneve për rreth 200 euro.
Më 12.12.2023 futbollisti Eldorado Merkoçi del nga “loja” dhe i shet për 200 euro, po aq sa i kishte blerë, 20% e aksioneve të veta shtetasit Andon Daka i cili është një ndër aksionerët e bankës “Credins”.
Më datë 15.12.2023 “APSUS shpk” shet sërish aksione. Kësaj here për 200 euro i shet 20% shtetases Ela Puka, bashkëshortes së Endri Pukës.
Më pas sërish “Apsus shpk” vendos të shesë tek shtetasi Ylli Cenaj 20%, sërish për 200 euro.
Më pas më datë 19.12.2024, Alban Peza nga aksionet e veta personale tek “APSUS shpk” që është po kompani e tij, i shet 10% aksione shtetases Ela Puka për 100 euro.
Përfundimisht nga viti 2022 lëvizjet e kuotave dhe aksionarëve ndryshuan rregullisht deri në vitin 2025 duke patur pasqyrimin si më poshtë përsa i përket aksioneve të “APSUS shpk”:
1-Alban Peza 30% të aksioneve
2-Ela Puka 30% të aksioneve
3-Ylli Cenaj 20% të aksioneve
4-Andon Daka 20% të aksioneve.
Dhe me marrjen 30% të kompanisë nga Ela Puka, viti 2024 ishte vit i artë për bilancet e “APSUS shpk”. Dhjetra milionë euro të qarkulluara nga kompania “bijë” e Anio Oil&Gas.
Objekti i veprimtarisë së “APSUS shpk” është i gjerë. Duke filluar nga hidrokarburet, pronat e paluajtshme, investimet në ndërtim, shitblerje në bursën kombëtare dhe ndërkombëtare të energjisë e shumë të tjera.






Alban Peza si pronar i Anio Oil &Gas, e cila është një kompani që operon në fushën hidrokarbure, kishte mardhënie të drejtpërdrejt me shoqerinë shtetërore Albpetrol e cila administrohej nga Endri Puka.
Dhe kjo mardhënie institucionale midis Anio Oil&Gas dhe Albpetrol, me kalimin e kohës u kthye në një mardhënie klienteliste, në konflikt të pastër intreresi dhe ashiqare korruptive midis Alban Pezës dhe çiftit Puka që në këtë “ortakëri” përfaqësohet nga Ela Puka.
Por historia nuk është kaq. Të gjjitha këto lëvizje të çojnë në një përfundim më të rëndë. Endri Puka dhe bashkëshortja e tij, janë ortak me 30% në kompaninë Anio Oil&Gas që Endri Puka e ka patur subjekt kontrolli kur ishte administrator i Albpetrolit.
Dhe çifti Puka është pronar me 30% në kompaninë që vetë inspektonin, nëpërmjet ortakërisë me Alban Pezën në kompaninë “Apsus shpk” e cila si kompani mëmë në themelimin e saj, ka pikërisht Anio Oil&Gas.

Profili i Alban Pezës
Me ardhjen e demokracisë erdhën edhe “shfaqje” të reja për vendin tonë. Pjesë e tyre ishin kriminelucët që shisnin drogë.
Tipa ordinerë të kohës, që kryenin një aktivitet po aq ordiner. Për atë kohë edhe për këtë që jetojmë.
Kaluan vitet dhe disa prej këtyre që mbijetuan, ndërruan gradualisht petkun duke u kamufluar si bisnesmenë. Dhe me këtë titull të lartë, vijuan aktivitetin, por pak më ndryshe. Filluan të grabisin prona, troje dhe pasuri të mbi e nëntokës.
Një rast tipik është ai i Alban Pezës, i cili nga një trafikat droge është kamufluar si biznesmen, ku përmes pazareve, mashtrimeve, intrigave dhe fijeve të korrupsionit ka marrë koncensione nafte, leje për kulla dhe favore të tjera që burojnë nga pushteti.
Personazhe “elitë” si Alban Peza janë ata që quhen vrasës të heshtur të një shoqerie.
Vishen bukur, lyejnë flokët, “hekurosin” lëkurën e ftyrës dhe trupit me gjilpëra dhe marrin pjesë në jetën mondane të vendit, duke sfiduar edhe drejtësinë.
Ky është modeli Alban Peza. Të miksosh krimin me politikën dhe bisnesin, t’ia hedhësh drejtësisë, e të bësh konfuz një milet të tërë: “Ky është gangster a bisnesmen”?
Sa më sipër flitet për fenomenin Alban Peza. Por, po të analizosh personazhin Alban Peza, zbulon të dhëna akoma më interesante, aq sa nuk merr vesh nëse segmente të shtetit përfshirë ish ministra dhe kryeministra kanë pastruar paratë e Alban Pezës apo e anasjellta. Por e sigurt është që në çdo rast, bëhet fjalë për të ardhura me burime të dyshimta të cilat si në lavatriçe gjigande, vetëm pastrohen, këtej dhe andej kufinjve
Le t’i marrim faktet me rradhë.
Alban Peza dhe Vilson Ahmeti, ish-kryeministër i vendit themelojnë kompaninë ALBANIAN INVESTMENT CONSTRUCTION (A.I.C) në datë 26.10.2004. E nëpërmjet kësaj kompanie kanë investuar në projekte ndërtimi në vend dhe jashtë kufinjve.
Redaksia e priza.al bëri një vëzhgim të thelluar të dy personazheve dhe të dhënat janë interesante.
Vilson Ahmeti është ish- kryeministër i Republikës së Shqipërisë i cili ka qëndruar rreth një vit në detyrë. Një periudhë tranzitore, e rrëmujshme dhe e paqartë për vendin, i dha mundësinë kryeministrit jetëshkurtër politik, të krijonte një pasuri “jetëgjatë” të cilën do ta investonte në disa bisnese vitet në vijim.
Ndërkohë Alban Peza është një personazh i cili u bë bisnesmen pasi i shpëtoi një operacioni spektakolar të kryer nga forcat greke në Athinë pas trafikimit të 50 kg heroinë.
Kjo ngjarje e vitit 1999 la shumë gjurmë në zhvillimin dhe karrierën e Alban Pezës. Ai arriti t’i shpëtojë burgut por jo dënimit dhe as faktit që nuk mundet të shkelë dot në tokën greke. Sepse rasti i Alban Pezës është tipikisht ai rast ku askush nuk është aq i pasur sa të blejë të kaluarën e tij.
Pasi u rikthye në Shqipëri Alban Peza nuk u ndal. Kondrabandë, dhunë, pengmarrje dhe burgu ishin aktivitet e përditshme të bisnesmenit të ardhshëm i cili në vitin 2004, vetëm 5 vite pasi i kishte shpëtuar policisë greke për trafikun e 50 kg heroinë në Athinë, themelon në Tiranë një kompani ndërtimi bashkë me ish kryeministrin e vendit.
Dyshja Peza-Ahmeti shtrijnë investimet e tyre edhe në Zvicër. Nëpërmjet arkitektit Xhemil Shehu i cili jeton prej vitesh në Zvicër dhe disponon kompaninë “Shehu Architects SAGL” me adresë në Lugano, Alban Peza dhe Vilson Ahmeti filtruan dhe futën në ndërtim mbi 15 milionë euro për të ndërtuar projektin “Gli Ulivi” një rezidencë me 6 pallate në zonën e Caslanos në Lugano buzë liqenit.
Zyrtarisht investitor i këtij projekti është arkitekti Xhemil Shehu, ndërsa Alban Peza dhe Vilson Ahmeti janë kontraktorët. Pra një arkitekt që ka mbi 15 milionë euro pasuri për të ndërtuar pallate në Lugano, ka nevojë për eksperiencën teknike të “ustallarëve” shqiptarë Alban Peza dhe Vilson Ahmeti! Dhe ka kërkuar eksperiencën e kujt? Të Alban Pezës i cili një pallat të nisur para 12 viteve në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, pas dhjetra peripecive që të sjell vetëm forca e punëve të errta, arriti ta përfundojë vetëm para pak kohësh.
Por kjo historia e pallatit tek Uji i Ftohtë është një mesele më vetë për të cilën do të flasim më gjatë një ditë tjetër.
Por bëmat e Alban Pezës nuk u ndalën me kaq. Pas ndërtimit ku bilancet i rezultuan të “suksesshme”, i hodhi sytë tek sektori i naftës. Themeloi kompaninë Anio-Oil & Gas e nëpërmjet një ish-ministri të cilin arriti ta fusë në xhep, shtiu në dorë tokën më të madhe naftënxjerrëse në zonën Ballsh-Hekal. E për të përfituar koncensionin, iu desh të “zhduknin” një kompani amerikane e cila punonte në zbatim të kontratës me shtetin shqiptar.
Por “shoku” ministër i Alban Pezës nuk e pati problem që kompania amerikane ta hidhte në Arbitrazh shtetin shqiptar dhe të kërkojë 70 milionë euro dëmshpërblim.
E përveç se mori një fushë naftëmbajtëse me manovra përmbarimore dhe kosto 0, Alban Peza i la dhe një faturë plot 27 milionë euro shtetit shqiptar të papaguar. Këto janë lekë cash, 27 milionë euro që Alban Peza NUK ia ka dhënë shtetit. Përveçse pengmarrës njerëzish bisnesmeni ndërtues Alban Peza u kthye dhe në naftë mbajtës dhe borxhli ndaj shtetit.
Dhe me gjithë këtë CV të pasur kriminalo-bisnesmene, nuk kishte si të mungonte dhe politika.
Ilir Meta pati deklaruar se planin për vrasjen e tij, e mori vesh nga miku i tij Alban Peza. U thërritën një tufë me njerëz dhe u dënuan deputetë dhe gangsterë për këtë histori. Por Alban Peza si “kaproll” kërceu matanë dhe as nuk u mor në pyetje.

Roli i Joni Ketës si zv drejtues i BKH dhe “ëndrra” për karriken e Aida Hajnajt
Mes gjithë këtyre historive ku shfaqet emri i Alban Pezës, çuditërisht duket se një “aureolë” e mbron nga drejtësia. Dhe kjo “aureolë” që e mbron nga drejtësia del po nga organet e drejtësisë.
Zëvendës drejtuesi aktual i Byrosë Kombëtare të Hetimit, i cili është i komanduar si drejtues pas mbarimit të mandatit të Aida Hajnajt dhe kandidon për tu zgjedhur drejtues definitiv i FBI Shqiptare, Joni Keta është kunati i Alban Pezës.
Oficeri Joni Keta e nisi karrierën si Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës dhe më pas u katapultua si hetues në BKH e nga hetues në zv drejtues të kësaj strukture të rëndësishme të drejtësisë së re.
Tashmë Joni Keta aplikon për të qënë ai numri NJË 1 FBI Shqiptare. Pra ne po përpiqemi t’i mbushim mendjen partnerëve amerikanë që kanë investuar miliarda dollarë nga taksat e tyre për drejtësinë tonë, se kunati hetues, do të hetojë me paanshmëri kunatin kontrabandist, trafikant, evazionist dhe pastrues parash. Dhe për të gjitha këto, pasi ta hetojë, do ta dërgojë edhe në Gjykatë për ta dënuar.
Historia e një bisnesmeni sa tipik shqiptar me “milionin e parë”, aq edhe atipik në miksimin e politikës, krimit dhe bisnesit si Alban Peza është një rast që jo BKH me në krye kunatin e tij nuk mund ta hetojë, por edhe vetë FBI të sjellë hetuesit e saj, ata do të bëhen me “dhimbje koke” nga “mishmashi” i transaksioneve, kompanive, llogarive, dhe qarkullimi të miliona eurove që nuk dihet nga vinë dhe ku po shkojnë.
Rasti i fundit që ekspozon Alban Pezën në mardhënien financiare me Endri Pukën, është “guri” i rradhës në kilometrat e krimeve të këtij personazhi që si një “David Koperfild” arrin t’i hedhë drejtësisë “copën që të zhduk”.
Edhe për sa kohë ky “prestigjator” i krimit, bisnesit dhe politikës do të gëzojë “IMUNITETIN” që e siguron nga përballja me drejtësinë?



