16.5 C
Tirana
E shtunë, 26 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Krimineli” i PS, fushatë për PD – Elvis Roshi shkon i maskuar në takimin e Berishës në Kavajë

    Ish-kryebashkiaku Elvis Roshi është fotografuar i maskuar me kapuç mes turmës në takimin elektoral të Sali Berishës në Kavajë, në një përpjekje të dukshme për të shmangur vëmendjen publike dhe kamerat.

    Roshi është pozicionuar pas rreshtave të parë, duke ndjekur nga afër zhvillimet e takimit. Por më shumë se prania e tij fizike, ajo që ka habitur është fakti se Roshi, dikur kundërshtar politik i Berishës, tani është vendosur në qendër të fushatës së PD-së në Kavajë.

    Kujtojmë se në kohën që ishte me PS cilësohej si kriminel prej opozitës, ndërsa tani që ka kaluar në krahun blu duke mbështetur familjarin e tij që garon në PD, është në rregull.

    Ish- kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi tërhoqi vëmendjen pasi është përfshirë në fushatë për kushëririn e tij Elton Roshin, i cili garon për deputet në zgjedhjet e 11 majit, nën siglën e “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” të udhëhequr nga PD.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit