27.5 C
Tirana
E diel, 22 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kriset marrëdhënia, Fifi reagon ashpër pas skeçit të vëllezërve Veshaj: Përgatituni për gjyqin!

    Fifi ka reaguar pas batutës që bëri Donaldi në emisionin “Më lër të flas” që nisi dje. Në një nga skeçet e emisionit, teksa i tregonte Mozzik-ut shtëpinë e Big Brother VIP, aktori i humorit i tregon dhe vendin ku u rrëzua Fifi. “Këtu u rrëzua Fifi”, ndërsa në dysheme vendosin një tufë me gjethe.

    Mirëpo, kjo nuk është pritur mirë nga këngëtarja, e cila thotë se do të përballen me gjyq. Në videon që tashmë është fshirë, ajo shprehet: “Sapo më erdhi një lajm dhe unë mundem të shoh diçka që kam refuzuar ta shoh prej momentit që kam dalë nga “Big Brother” për arsye që gjithë e dinë pse kam dalë.

    Kam refuzuar ta shoh si skenë. Dhe unë nëse e shoh sot atë lule në tokë që demek këtu vdiq Fifi, atëherë unë po u them përgatituni me gjyqin“, shprehej këngëtarja. Kujtojmë që Donaldi dhe Fifi kishin një raport mjaft të mirë me njëri-tjetrin, madje kjo e fundit bëri një tatuazh dedikuar atij.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit