12.5 C
Tirana
E enjte, 9 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    ‘Krisje’ mes Borës dhe Donaldit?

    Para pak ditësh në kronikat rozë dhe rrjetet sociale u përhap fjala se mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt kishte nisur nje krisje e madhe’. Shkak, sipas thashethemeve, kishte qenë xhelozia dhe mosmarrëveshjet e kohëve të fundit.

    Sipas mediave, dyshimet për një krizë në çift lindën pasi Bora dhe Donaldi dyshohej se nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram, ndërsa disa ndjekës vunë re se në profilet e tyre mungonin fotot e përbashkëta. Këto veprime u interpretuan menjëherë si shenja ndarjeje, duke rikthyer në vëmendje historinë e tyre të shumëpërfolur që gjithmonë ka qenë në qendër të interesit publik.

    Megjithatë, pas një verifikimi të thjeshtë, rezulton se këto lajme nuk janë të vërteta, shkruan pamfleti.net.. Të dy vijojnë të jenë në listën e ndjekësve të njëri-tjetrit, dhe fotot e tyre të përbashkëta janë ende të publikuara në profilet respektive.

    ‘Krisje’ mes Borës dhe Donaldit? Çfarë vunë re

    Për më tepër, Bora Zemani ka zgjedhur t’i japë fund çdo hamendësimi me një gjest të qartë publik – ajo ka shpërndarë në Instagram një nga projektet e fundit të Donaldit, duke treguar hapur mbështetjen dhe përkushtimin ndaj partnerit të saj.

    ‘Krisje’ mes Borës dhe Donaldit? Çfarë vunë re

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit