12.5 C
Tirana
E enjte, 9 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Krist Aliaj e thotë troç: Nuk më pëlqen muzika e Luiz Ejllit!

    Kristi Aliaj u pyet në ‘Andale’ për muzikën që ka zgjedhur të bëjë Luiz Ejlli, por ish-banori i Big Brother u tregua i sinqerte e tha se nuk i pëlqen aspak zhanri i tij muzikor.

    “Mua nuk më pëlqejnë zhanret që bën Luizi. Në një ambient tjetër folëm të njëjtën gjë. Më vjen keq sepse ka gjithë atë hapësirë të bëjë këngë, studio e gjëra. Duan të shajnë, shajnë sa më shumë,”- u shpreh Kristi gjatë intervistës.

    Deklarata e tij u pa nga shumë si një vazhdim i rivalitetit të dikurshëm mes tyre, që nisi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Pavarësisht këtij kriticizmi, Kristi u tregua i kujdesshëm të theksonte se çdo artist ka stilin e vet dhe është i lirë të ndjekë rrugën muzikore që dëshiron.

    “Secili ka stilin e vet, ka të drejtë të bëjë atë që ndjen. Unë thjesht nuk jam dakord me zhanret që ai zgjedh,” – shtoi ish banori i ‘BBVA’.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit