11.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kristi- Armaldos: Nuk përfshihesh më në lidhjen tonë, do të shpëtosh nga nominimi!

    Armaldo dhe Kristi kanë biseduar në oborr me njëri- tjetrin për lidhjen që ky i fundit ka krijuar me Keisin.

    Mirëpo nga ana tjetër biseda e tyre nuk ka qenë me një ton pozitiv, pasi Kristi i është drejtuar Armaldos me një gjuhë fajësimi. Maestro tha se nuk ka interes të përfshihet mes tyre, duke qenë se në shtëpi tani ka hyrë Sabiani dhe sipas tij, nuk është me vend të ndërhyjë ai.

    Ndërsa Kristi iu drejtua duke i thënë se ai nuk ka interes të përfshihet për shkak se fokusi i tij tani është të shpëtojë veten nga nominimi.

    Maestro u shpreh se mendimi i tij për këtë marrëdhënie është pavlerë dhe fakti që në shtëpi ka hyrë babai i Keisit, çështja është më serioze.

    Ai shtoi se Sabiani ka hyrë në shtëpi që të dalë në një konkluzion rreth marrëdhënies së tyre, sepse sipas tij, këtë gjë po presin shqiptarët.

    Kristi e kundërshtoi mendimin e Armaldos. Sipas tij, Sabiani do të sigurohet që vajza e tij, do të shikojë se si do shkojë kjo marrëdhënie dhe po ashtu të shohë se si sillet shtëpia rreth kësaj situate.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit