14.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kristi dhe Kejsi takohen fshehurazi, nga frika e Sabianit: Unë nuk jam gogol

    Hyrja e Sabianit në “Big Brother VIP2” ka trazuar jo pak marrëdhënien e vajzës së tij Keisi Medini me Krist Aliaj.

    Çifti është parë mjaft në siklet pas përfundimit të Prime-it te se shtunes, ndërsa Sabiani nuk ka ngurruar të shprehë qëndrimin e tij kundër lidhjes së tyre.

    Dilema ime ka qenë që ajo është naive. Njerëzit janë gjej shesh, bëj përshesh. Unë jam më i rrahur me këto gjëra. Më ka rënë diçka që nuk e prisja, nuk prisja të më ndodhte kjo gjëja”, tha Sabiani në një diskutim me Oltën dhe Qetsorin.

    Ky i fundit shtoi se nuk do që të penalizojë as fëmijën e tjetrit.

    Edhe ai ka një nënë dhe një baba që e shikojnë me të njëjtën dashuri që shikoj unë Keisin. Unë thashë nuk jam gogoli. Thjesht kam ardhur për vajzën time. Njeriu shpërfytyrohet kur nuk i pëlqen diçka te fëmija dhe qenka e çuditshme se nuk e kisha provuar ndonjëherë.

    Ndoshta në jetën reale që jemi jashtë, ka një shok, një shoqe. Ti e kalon me sportivitet. Por këtu je ne një ambient që gjërat janë pak më të kontrolluara. Problemi i tyre është se nuk janë të kontrolluar, ndonjëherë harrojnë edhe kamerat”, tha këngëtari i njohur.

    Nga ana tjetër, Kristi ka pranuar se është në siklet, ndërsa në një diskutim me vajzat, ka shprehur se do ta respektojë Sabianin.

    Çdo gjë që do thotë ai unë do ta respektoj. Nuk dua ti imponoj, edhe atë kafen ia dhashë që shiko “unë jam cool”. Po të bëja tangërllik do e kisha shumë më të thjeshtë”-tha Kristi.

    Në një tjetër moment, Kristi iu drejtua Keisit: “Ke shumë ti në dorë, mos e hiq përgjegjësinë nga vetja”.

    Çifti ka patur edhe një takim fshehurazi Sabianit në oborr.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit