10.5 C
Tirana
E premte, 27 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

    Kristi Lamaj, një nga banorët më të spikatur të këtij edicioni të Big Brother, tregoi në “Top Story” përjetimet pas largimit të tij nga gara.

    Këngëtari u shpreh se e rëndësishme për të ishte të mbahej mend, dhe këtë, sipas tij, e ka arritur. Kristi tha se vendosi të largohej pas “luftës së brendshme deri ku mund të arrish”.

    “Është një nga ato eksperiencat që shënjon në jetë. Ajo njohja më e mundimshme është të njohësh veten. Unë kam parë Big Brother dhe e njihja kapacitetin tim. Mendoja që mund ta bëja, e kisha ndjekur formatin. Aty brenda është një magji, e njeh veten në të gjitha dimensionet. E gjithë qenia njihet. Jemi të përbërë nga e mira dhe nga e keqja, ti kupton ku është limiti.

    Unë vendosa të largohem për shkak të luftës së brendshme “deri ku do shkosh”. Aty është një reality show, e rëndësishme është të mbahesh mend. Unë mendoj që mbahem mend. Unë u ngjita te ai mur dhe nuk zbrita” – u shpreh Kristi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit