15.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Kristi pëlqen Oltën? Robert Alia shpërthen keq ndaj gazetarit: O imoral, taleban…

    Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua për pyetjen që iu drejtua Kristit në shtëpinë e Big Brother Vip Albania, nëse ka një pëlqim për Oltën.

    Robert Aliaj u bë pjesë e diskutimit, duke thënë se Kristi s’di të shprehet mirë shqip, por edhe nëse do ta kishte në kontekstin e një pëlqimi romantik, nuk e shihte aspak problem.

    Një qëndrim totalisht të kundërt kishte Flavio Qarri, sipas të cilit “gratë e martuara duhen trajtuar me respekt dhe nuk thuhet çdo gjë që mendohet”.

    Nga rasti konkret, biseda u përgjithësua, mirëpo kjo nuk e ndali përplasjen mes Robertit dhe Flavios.

    Roberti i quajti “imorale” dhe “talebane” qëndrimet e Flavios, ndërsa ky i fundit preferoi ta quante veten “katunar”, por me qëndrime reale për vendin ku jetojmë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit