23.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Krisu ti dhe ajo p*tana jote”, Luizi i tregon Kiarës ofendimin që i bëri Amosi

    Krist Aliaj, Armaldo Kllogjeri dhe Luiz Ejlli u dënuan nga Vëllai i Madh të martën e kaluar, pasi kishin thyer një nga rregullat e shtëpisë duke hyrë të tre së bashku në tualet.

    Për këtë arsye ata dolën automatikisht në nominim.

    Ndërkohë këngëtari i njohur u shpreh se ky ishte një ‘kurth’ që bëri për t’u hakmarrë ndaj Maestros pasi disa javë më parë ai i sugjeroi Olta Gixharit që të nxirrte në nomimim Kiara Titon.

    Pasi Armaldo mori vesh se e gjitha ishte planifikuar nga Luizi, ai nisi që të ‘kërcënojë’ moderatoren se do ta nxjerrë në nominim në mënyrë që të hakmerret ndaj Ejllit.

    Një gjë e tillë solli reagimin e ashpër të Kiarës e cila i tha më pas këngëtarit që të mos e përmend më emrin e saj si argument për tu hakmarrë.

    Mirëpo këngëtari jo vetëm që nuk ra dakord por u shpreh se do të marrë hak edhe pas daljes nga shtëpia e BB VIP pasi ai nuk i harron gjërat.

    Gjatë bisedës me Kiarën, Luizi përmendi një rast ku njëri prej banorëve i cili nuk është më pjesë e shtëpisë i ka thënë një fjalë shumë të rëndë moderatores, situatë që sipas tij ka ndodhur rreth dy muaj më parë.

    “Të është thënë një fjalë nga një banor që nuk është më këtu. Fjalë shumë e rëndë që më ka prekur dhe ka më shumë se dy muaj. Kur të dal jashtë do e kthej përgjigjen. Dua të tregoj që unë nuk harroj”, u shpreh konkurrenti.

    Kujtojmë se rasti për të cilin, Luzi po fliste ka të bëjë me një debat të ashpër që këngëtari pati me ish-banorin,Amosin ku ky i fundit ofendoi rëndë Kiarën duke e quajtur “p*tane”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit