16.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kriza e pathënë e pyetjebërjes politike shqiptare: Lehtësia e papërballueshme e të qënit moderator(e)

    Aradhës së atyre që besojnë se ia thonë në gazetarinë intervistuese iu shtua kohë më parë dhe Erla Mëhilli, një ish-zëdhënëse pa shkëlqim e qeverisjes Berisha. Pa shkëlqim pasi ishte mëse e zakonshme. E zakonshme në këtë rast është zbrazëtia komunikative shumëplanëshe. Kësisoj, më mirë të thuhet “lexuese deklaratash”. Po kaq “e zakonshme” ajo po shfaqet dhe si intervistuese në “Noë”-n e saj. E gjitha kjo, pa patur asnjë karrierë të mirëfilltë gazetareske.

    Interesant të dihet se cilat janë ato detaje tërheqëse te ajo, te aftësitë e saj artikuluese apo intelekti gazetaresk për t’i besuar rolin e një moderatoreje politike.

    Nuk duhet ndonjë sforcim për të kuptuar se nuk ka asnjë resurs të tillë në formim. Intervista e një nate më parë me kryeministrin Rama ishte e bezdisshme pikërisht nga kjo gjë; nga zakonshmëria deri në rëndomësi e saj përballë një figure si Rama, i cili të detyron të zotërosh klas gazetaresk në llojin e pyetjes që bën dhe si e bën. Ajo është mirë ta dijë se nuk e zotëron këtë klas. Me fjalë më të thjeshta e më popullore, “i ka rënë në qafë këtij zanati”.

    Dhe këtu është rasti për të thënë se nuk është vetëm znj. Mëhilli në vendin e gabuar. Moderimi politik sot në mediat shqiptare vuan nga një profanizëm dhe paaftësi ulëritëse. Frazat komentuese dhe pyetjet janë aq të fotokopjuara, aq klishe, ndaj dhe as emrat në këtë specialitet – moderimi – nuk bëjnë asnjë diferencë. Sot është e pamundur të thuhet se cili është moderatori politik më i mirë shqiptar, për shkak të kësaj apo asaj cilësie që bën diferenëcn.

    Fevziu që pretendohet të ketë audiencën më të madhe, zotëron aftësi marketuese të produktit të vet më shumë se sa aftësi të veçanta gazetareske. Edhe nëse janë gazetareske, janë abuzuese.

    Rivali i tij kryesor Sokol Balla, është shumë më lart në artikulim dhe inteligjencë pyetjebërëse, por lipset të jetë risimtar te tematikat apo të ftuarit, duke shmangur disa “analistë” me talentin për të mos thënë asgjë, të bërë deri të neveritshëm për audiencën.

    Është dhe Krasta padyshim, me dhuntinë e lindur për të mos qenë skematik.

    Ndër portretet femërore, Ilva Tare e Rudina Xhunga kanë shkëndijuar diferencë. Dhe tej këtyre emrave, ka një boshësi ulëritëse talenti për moderim te ajo ushtri moderatorësh me pytetje copy-paste nga njëri-tjetri.

    Nuk dihet se me ç’kritere zgjidhen kur ajo që bën muuu është pikërisht zakonshmëria, rëndomësia, më saktë paaftësia, gjersa nuk munden apo nuk tentojnë të kenë fantazi, risi, freski…

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit