17.5 C
Tirana
E hënë, 16 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kriza mes Heidit dhe Romeos, zbulohet arsyeja!

    Atëherë kur dukeshin më të dashuruar se kurrë, duket se diçka ndodhi papritur me Heidin dhe Romeon, Vëllezërit Veshaj, Romeo dhe Donald festuan ditëlindjen e tyre pak ditë më parë, çfarë nxori në pah edhe krisjen mes dyshes. Në 29 vjetorin e lindjes së tyre të dy moderatorët morën urime të veçanta nga familjarët dhe miqtë. Por nuk pati sakaq asnje urim nga Heidi Baçi, e dashura e Romeos me të cilën u njoh brenda shtëpisë së “Big-Brother Vip”, e kjo ngriti dyshimet e nje krize ne cift.

    Po ashtu, prej disa kohësh ata nuk kanë postuar foto me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndërkohë që më parë ishin mjaft aktiv dhe të pandarë në profilet e tyre. Dyshja shpesh herë ndanin në profilet e tyre çaste të bukura nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ku nuk mungonin as momentet romantike e gazmore.

    Sipas balkanweb.com, planet e çiftit kanë sjellë edhe përplasjet e para, ku teksa Romeo duket një hap më larg televizionit, e ndërsa Heidi ka zgjedhur që të investohet tek ekrani. Angazhimi i fundit televiziv për aktorin do të jetë në tetor, ku dhe do të shfaqet “Tenxherja me kapakun”, një komedi me Elvana Gjatën. Më pas, Romeo ka preferuar që ta shohë veten larg ekranit të madh, duke dashur të angazhohet në biznes, apo edhe në produksionin e një filmi.

    Nga ana tjetër Heidi, duket se është më e interesuar të bëjë karrierë, këtë herë si moderatore, duke vendosur në vend të parë karrierën dhe jo lidhjen. Natyrisht që në këto muaj që kanë bashkëjetuar, dyshja ka pasur këndvështrime të ndryshme për shumë tema, duke bërë ndoshta që të ketë edhe një ftohje mes tyre. Që në kohën e “Big Brother”, të dy kishin treguar se i mendojnë gjërat tërësisht ndryshe, duke pasur të tjera qëllime, edhe pse per disa kohe u duke se mosmarreveshjet u zgjidhen kur dolen nga formati.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit