9.5 C
Tirana
E hënë, 21 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Krizë në martesën e Adelina Tahirit? Ja deklaratat e çuditshme të këngëtares

    Adelina Tahiri ishte një nga të ftuarat në  “Zemër Luana”.

    Mes shumë lojërash e argëtimi, ka patur edhe disa rrëfime mjaft të sinqerta. Adelina Tahiri ka realizuar pyetësorin për çështjet e zemrës, por përgjigjet e saj na kanë futur pak në dyshime. Teksa tha se momenti më i keq që ka kaluar në marrëdhënien e saj me bashkëshortit ndoshta ishte tani.

    Një nga pyetjet brenda zemrës ishte se ku do e puthte Adelina burrin e saj, duke iu drejtuar kamerës. “Do ta puthja në faqe”, ka thënë ajo, teksa ka ndërhyrë Bes Kallaku duke e pyetur se çfarë është kjo përgjigje, pasi në faqe mund të puthet kushdo, madje Besi ka puthur Olsin në faqe. Adelina ka vazhduar më tej të mbronte përgjigjen e saj duke thënë: “Unë i puth në faqe njerëzit që dua”.

    Përgjigje e cila ka ngjallur mjaft kuriozitet, por edhe dyshime, se martesa e saj nuk është në momentin më të mirë. Këtë e ka pohuar edhe ajo vet pas lojës duke thënë se nuk mund të thotë që është mirë kur nuk është dhe shtoi se e di që me deklaratat e saj do të bëhet lajm dhe ato mund të transformohen.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit