Të gjithë i mbajnë mend imazhet e çiftit Meta-Kryemadhi, të dy mbipeshë, disa vite më parë. Por befas u dobësuan dhe ndryshuan totalisht. Ata asnjëherë nuk e kanë pranuar se kanë bërë ndërhyrje, por gazetari Adriatik Doçi ka publikuar një video-dokument, ku denoncon shuma të mëdha të shpenzuara, nga çifti në fjalë për trajtime estetike.
“Shumat e shpenzuara nuk i kanë deklaruar, por ligji i detyron t’i deklarojnë. Ata i kanë bërë transfertat në sekret të plotë duke përdorur një bankë në Qipro” – shkruan gazetari.
Sipas videos, Kryemadhi ka bërë seri trajtimesh në klinikën “Domus Medica” në San Marino, të cilat janë: Dobësim me metodën NYN; ndërhyrje liposuction; Botox në mollëza; Blefaroplastica; Lifting total; mjek estestist në dispozicion; nutricionist në dispozicion dhe trajner personal në dispozicion.
Mjekja që ndjek prej vitesh estetikën e Monika Kryemadhit, Ilir Metës dhe vajzës së tyre, është S.R. e spitalit Casa di Cura Privata di San Marino.
Dokumentat thonë që trajtimi i Monika Kryemadhit ka kushtuar 287.650 euro. Pagesat janë bërë përmes bankës së Qipros drejt spitalit në San Marino.
Nëse shihet dokumenti, Ibani përkon me atë të spitalit Domus Medica dhe derdhja është bërë në emër të Kryemadhit.
Ndërhyrje të ngjashme ka bërë edhe Ilir Meta në spitalin “Goldenes Kreuz” në Vjenë dhe “Domus Medica” në San Marino. Më konkretisht: Ndërhyrje për dobësim; Bypass gastrik; Liposucion (tërheqje dhjami); Trajtim privat çdo muaj, etj.
“Shifrat e shpenzuar prej tij pritet të publikohen më vonë. Këto para nuk janë deklaruar kurrë prej tyre dhe janë një provë e fortë për SPAK-un” – shkruan gazetari.