12.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Kryetarja merr telefonin, Edi Rama nervozohet teksa flet: Zot i madh… kur nuk të lash atje në fund! I kthehet Juliana Mema e Dimalit: Po kam 4 kalamaj

    Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiakja socialiste e Dimalit, Juliana Memaj janë përfshirë në një shkëmbim të shkurtër replikash, në nisje të takimit të kreut të qeverisë me kryebashkiakët e të gjithë Shqipërisë.

    Teksa bënte prezantimin, Rama ka parë në radhën e parë të kryebashkiakëve Juliana Memën e Dimalit, e cila kishte marrë në dorë celularin. Reagimi i tij ishte fillimisht disi i ashpër, por kur kryebashkiakja i tha për arsyen, Rama ndryshoi menjëherë rrjedhën e bisedës, me humor.

    Kryebashkiakja i tha se është nënë me 4 fëmijë dhe siç duket, kishte pasur diçka të justifikuar ndaj kishte marrë në dorë celularin.

    Edi Rama: Unë për këtë thashë hajde në radhën e parë, që të bësh komunikime telefonike, se unë e di që t’i ke shumë ngarkesa, po… Prandaj ishe ulur në fund.

    Juliana Memaj: Kam 4 kalamaj

    Edi Rama: Ja filloi. Ne të tjerët që s’kemi 4 kalamaj nuk duhet ta prekim telefonin, kush është me 4 kalamaj duhet të rri në telefon.

    – Kryetarja e Bashkisë Dimal thotë diçka, por nuk kuptohet sepse nuk ka mikrofon

    Edi Rama: Okej, mirë, dakord. Se mos dukem dhe unë sikur jam kundër kujdesit për kalamajt. Zot i madh, nuk… Kështu është kur nuk nxjerr mësime. Unë nuk nxjerr mësime në raport me ty, në vend të kisha lënë atje në fund, të thashë hajde këtu përpara.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit