3.5 C
Tirana
E hënë, 12 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Kthejeni përsëri në Skrapar, Mustafa Nanon!

    35 vjet Muçi harxhoi taksat e shqiptarëve në mënyrën më mediokre të mundshme pa prodhuar asgjë e pa lenë asnjë gjurmë në memorien kolektive. Nisi të zhvasë lekët publike me rrogë të vobektë si teknik telekomi në Çorovodë dhe e mbylli me rrogë të majme si ambasador në Zvicër.

    Brenda këtij intervali 35 vjeçar u vetëofrua si aristokrat mendimtar por njërën këmbë e kishte pis me baltën e cinizmit provincial dhe këmbën tjetër ia lustronte e ia përdorte Koço Kokëdhima për sulme mediatike gjobvënëse. U sforcua e u mundua të dukej si elitar nëpër Tiranë por dështoi si përherë.

    Vesh çorape me ngjyra por e tradhëton maja sqepshqiponjë e këpucëve, qethet dhe pastron madje edhe vetullat me 13 mijë lekë por e tradhëton forma e kokës, u nda nga gruaja e zuri dashnore por gjithë ditën rri me meshkuj, i hapi luftë klerit musliman por e përndjek nga pas emri “Mustafa”, i merr lekët e librave që boton paradhënie por nuk ia ble librat askush.

    Nga teknik poste u bë gazetar, polemist, shkrimtar, moderator, rrëfimtar, diplomat por dështoi dhe tani në peqëri i është kthyer opozitarizmit…

    E ndërsa e shoh të përdorur e të dështuar në këtë janar të ftohtë më dhimbset e më vjen ta marr përdore e ta çoj te furgonat e Skraparit. Ti paguaj rrugën, ti paguaj një pilaf e një tasqebap kur të ndalojë te karburanti për të bërë shurrën, ti paguaj edhe qiranë e një shtëpie nē Çorovodë e ti them me zë të lartë:

    -Pleqëro aty nga erdhe, Tirana nuk u bë kurrë e jotja. Energjia, ritmi, stili, përmbytjet, kafet, arkitektura, qejfet, korrupsioni, dashuria, krimi, turizmi, teknologjia, dallaveret e Tiranës nuk të gdhendën dot. Nuk është problem forma e kokës tënde por mendja cinike, fodulle dhe xheloze që ke brenda saj!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit