Këngëtari Robert Aliaj ka mbajtur një qëndrim disa kontrovers sa i përket asaj që ndodhi me këngëtaren e famshme Parashqevi Simaku, duke kritikuar hapur Elton Ilirjanin, biznesmeni i cili e ndihmoi.
Në një intervistë në “Top News”, Aliaj nuk e kurseu Ilirjanin duke e quajtur si “sharlatan” që e filmoi Parashqevinë duke “i dhënë çapat e bukës”.
Ai e pati një kritikë edhe për qytetarët shqiptarë që u sensibilizuan masivisht në rrjetet sociale, duke thënë se ata nuk revoltohen për fëmijët e tyre që i kaënë “me barkun bosh”
“Ku e gjetën këtë dashuri këta njerëz, këta nuk revoltohen për fëmijën e tyre që e kanë pa bukë. Nuk besoj se u bë nga malli.
Mos u çudit që sharlatani që e filmonte çapat e bukës që i jepte, mund të bëhet edhe qytetar nderi.
Në rast se ajo ndihmohet, bëhet diçka e mirë, shumë mirë, është dhe një mesazh për brezat e rinj. Por të bëhet në heshtje dhe me dinjitet”, tha ndër të tjera ai.