3.5 C
Tirana
E premte, 26 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ku u mblodh qeveria, buzë Vjosës apo buzë Drinos? Ministrja korrigjon postimin, ironia e Auron Tares: Vaj medet…

    Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, ka shkaktuar replika me një postim për mbledhjen e fundit të qeverisë. Siç dihet, kjo mbledhje u mbajt në një resort në Tepelenë, që është promovuar më herët edhe nga vetë kryeministri Rama.

    Kumbaro ka shkruar fillimisht në rrjetin Facebook se mbledhja u mbajt “buzë Vjosës në Parkun e ri Kombëtar”. Komentues të ndryshëm kanë tërhequr vëmendjen se e ka gabim gjeografinë dhe se bëhet fjalë për Drinon. Të tjerë bëjnë humor se si mund të ketë resorte në Parkun Kombëtar.

    Historiani dhe publicisti Auron Tare ka qenë veçanërisht ironik me postimin, madje ai i përmend Kumbaros, të shkuarën e saj si përkthyese e Albturizmit.

    Kur Ministrja e Turizmit dhe Ambjentit e Republikës, deputete e zonës dhe ish-përkthyese e Albturizmit, nuk e di se ku bie Vjosa si t’ja bëjnë djelmuria e brezit të ri?

    JO për gjë, po Di Caprios së shkretë i ra goja: Vjosa, Vjosa. Me siguri do ia kenë dhënë edhe atij hartën gabim se kur vetë Ministrja që freskoi këmbët dy ditë resht në lumë, nuk e ka idenë se në cilin lumë u freskua edhe Qeveria, vaj medet Di Caprio i shkretë” – shkruan Tare.

    Në fakt vendi ku u mbajt mbledhja e qeverisë nuk është buzë Vjosës. Vetë Kumbaro ka korrigjuar më pas postimin:

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit