13.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Kujdes gruan se do ta ngacmojë”/ Bledi dhe Maestro debatojnë ashpër për Kiarën: Ke thënë poshtërsinë më të madhe në “BBV

    Armaldo dhe Bledi janë përplasur gjatë ditës së djeshme, fillimisht për shkak të Valbonës, e më pas kanë risjellë në vëmendje komentin e Maestros për “qëllimin” e Bledit në “BBV.”

    Bledi i tha Armaldos të mos flasë si skuthat pas shpine, por nëse ka diçka për të thënë, t’ia thotë në sy.

    Ai e cilësoi komentin e tij, si poshtërsinë më të madhe në këtë Big Brother, pasi në gjykimin e tij, ajo këshillë nuk kishte vend.

    Duke folur me ironi, Bledi i tha Armaldos se ai ndoshta është rritur në një ambient, ku shoku i ngacmon gruan shokut, por ai nuk e ka në karakter një gjë të tillë.

    Sa i përket Valbonës, Maestro shprehu se Bledi e ka nxitur Valbonën kundër tij, pas vendimit të tij për të mos e futur Bonën në “burg”. Fjalia e Maestros, “çfarë e duam Bonën”, nuk u prit mirë nga ajo dhe banorët e tjerë, përfshirë edhe Bledin e gjykuan si të gabuar fjalinë e tij.

    Që kur Bledi u bë pjesë e “BBV”, Maestro i tha Luizit se ai ka hyrë me qëllimin që ta sulmojë atë, në kuadrin e lojës, duke shtuar se do të përdorë pikën e tij të dobët, Kiarën. Kjo u rikthye në vëmendje sot nga Bledi, i cili iu drejtua me fjalë të ashpra Maestros.

    Pjesë nga debati:

    Bledi: Ti ke thënë poshtërsinë më të madhe në “BBV”. Kur unë isha në krevat, ti i the Luizit “kujdes gruan”, për Kiarën. Është më e ndyra, ti ndoshta je rritur në një ambient që ngacmoni gratë e shokëve, por unë nuk i bëj këto gjëra.

    Armaldo: Nuk mund të më provokosh mua duke më thënë që jam mësuar në familjen time duke ngacmuar gratë e shokëve. Mati fjalët që nxjerr nga goja. Ti ke fryrë Bonën kundër meje dhe ke ndikuar tek ajo. I kam thënë “ruaj Kiarën se do e ngacmojë” ia kam thënë në kuptimin e lojës.

    Bledi: Fantazia jote perverse funksiononte në mënyrën më të poshtër, kur unë lëngoja në krevat.

    Maestro sqaroi edhe për banorët e tjerë, të cilët e kishin marrë në kuptimin negativ “këshillën” e tij për Luizin, se konotacioni i fjalisë së tij nuk ishte negativ dhe se ka qenë në kuadër të lojës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit