23.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kujtim Gjuzi i shkruan Joe Biden: Hiqi “non grata”-n profesor doktor Sali Berishës

    Kryetari i Partisë Konservatore Albania, Kujtim Gjuzi ka konfirmuar se ka qenë i pranishëm në takimin e djeshëm të Sali Berishës me kryetarët e partive jashtëparlamentare.

    Duke folur në emisionin “TPZ”, Gjuzi zbuloi edhe detaje nga letra që ai tha se ia ka drejtuar “Zyrës Ovale” në SHBA, duke thënë se i ka kërkuar që ish-kryeministrit Berisha t’i hiqet sanksionimi, pasi ka 17 muaj që SHBA nuk paraqet prova.

    “”Partia Kombëtare Konservatore Albania, ishte në tryezën e kryetarit të Partisë Demokratike, profesor doktor, Sali Berisha.

    I jemi drejtuar zyrës ovale si grupim, pas deklaratëas së shkelqesisë së saj, Yuri Kim, që përgëzoi Edi Ramën në zgjedhjet e vjedhura.

    Ne kemi thënë, është shkelur barazia e votës. E gjithë lëvizja, pas datës 19 maj 2021, me non grata, ka qenë lëvizje goditëse e qendrës së djathtë, nga faktorë mjaft të organizuar, si Fondacioni Soros.

    I kemi dërguar presidentit Biden letër.

    Nëse DASH ka 17 muaj që nuk sjell një dokument ku të na tregojë ne, një dokument që vërteton korrupsionin e kryetarit të PD, profesor doktor Sali Berishës…

    Në këto 17 muaj, nuk ka një hetim pas dokumentit non-grata nga prokuroria shqiptare dhe nga gjyakta.

    Në shtetin e së drejtës, çdokush është i pafajshem, për aq kohë sa nuk ka dënim të gjykatës.

    I drejtohem Joe Biden sepse është në rrezik multipartitizmi.

    Familja Biden në trojet shqiptare ka dhënë kontribut të çmuar”, tha Gjuzi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit