21.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kukësi në garë me Hasin, kush e do më shumë Mbretëreshën Elizabet

    Ditën e sotme do t’i jepet lamtumira e fundit mbretëreshës Elizabeth II, monarkes më jetëgjatë në Angli e cila qëndroi në fron për 70 vite me radhë.

    Qyteti i Kukësit ka vendosur ta nderojë ndryshe mbretëreshën duke vendosur para pallatit të Kulturës bustin e saj.

    Nuk dihet kush ka qenë ideator dhe realizues i kësaj vepre ndërkohë që një gjest i tillë në nder mbretëreshës është paralajmëruar edhe nga qyteti i Hasit.

    Pas ndarjes nga jeta të mbretëreshës, bashkia e Hasit shprehu ngushëllimet më të thella për këtë humbje duke e lidhur figurën e saj me shumë të rinj nga ky qytet që kanë emigruar drejt Britanisë së Madhe ndër vite.

    Capture
    Busti i vendosur para pallatit te Kultures ne Kukes
    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit