14.8 C
Tirana
E enjte, 15 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Kukësi ra, Hasi mbahet…

    Nga Eduard Zaloshnja

    Më së fundi, dje kandidati Halilaj i PS-së arriti ta kalojë kufirin 50%. Madje ai kaloi edhe kufirin 60%, duke siguruar postin e kryebashkiakut me 63.7% të votave të vlefshme. Kjo përqindje e lartë e djeshme e kandidatit socialist mund të shpjegohet statistikisht me rritjen e numrit të votave për të, krahasuar me të 14 majit (pothuaj 1400 vota më shumë se të Gjicit mori Halilaj), dhe nga ana tjetër mund të shjegohet edhe me mospjesëmarjen e votuesve të Bashkimit për Fitore (plot 2160 kuksianë më pak votuan dje për kandidatin e BF, krahasuar me 14 majin).

    Ndër tre këshjellat e djathta verilindore ku PS nuk kishte arritur dot në 32 vjet të kalonte kuotën 50%, Tropoja ra më 14 maj – Byberi i PS-së mori 51.2% të votave. Kukësi ra dje, ku Halilaj mori 63.7% të votave. Mbahet ende Hasi, ku Mulaj i PS-së mori më 14 maj vetëm 44.1% to votave, dhe ku votuan vetëm 7900 zgjedhës…

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit