13.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Kukulla llupëse” – Gazetari afër të majtës e pranon: Të dy palët po përbuzen nga një shumicë gjithmonë e më e madhe shqiptarësh

    Gazetari Lorenc Vangjeli shkruan se hetimet e SPAK po nxjerrin në dritë një flluskë të madhe hipokrizie ku ka jetuar një “elitë” e vogël e drejtuar nga klasa politike në Tiranë.

    “Të dy palët po marrin dëshmi dita-ditës se në Tiranë është shfaqur një pushtet i ri që po trazon ujërat e kënetës politike të tranzcionit. Se po zbulohet ajo fluskë gjigante hipokrizie ku ka jetuar klasa politike shqiptare.

    Tërësisht e shkëputur nga realiteti, e dashuruar verbërisht vetëm nga një pakicë gjithmonë e më e rrudhur, të përbërë nga idhujtarët e pashmangshëm të pushtetit, nga llogaritarët e interesit, nga viktimat e varësisë ndaj tifozerisë me politikës, por e përbuzur nga një shumicë gjithmonë e më e madhe shqiptarësh, ajo po ndeshet me një realitet kryeneç që nuk ka as takat dhe as mundësi që ta ndryshojë’ – shkruan Vangjeli.

    Ai shton se është e pamundur që të filtrohet e gjithë këneta, por uji po trazohet ligsht.

    “Nuk është keq si fillim! Qoftë dhe duke bërë shumicën e qytetarëve spektatorë në një shfaqje me kukulla llupëse, shpesh në kufirin e qesharakes, që nuk le shkas për vdekje nga mërzia. Në Tiranë po prodhohet një histori ndryshe. Nuk e shohin vetëm të verbërit dhe budallenjtë e padobishëm” – shkruan ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit