21.5 C
Tirana
E hënë, 23 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Kultura” e debatit në televizionet shqiptare, ofendime dhe denigrime

    Si e kishin menduar njerëzit e para dy dekadave vitin 2022? Si një botë utopike, ku makinat do të fluturonin, uria në botë do të shuhej, gratë do të merrnin vetë vendimet për trupin e tyre, etj. Si është sot? Asgjë nga këto të mësipërmet nuk ka ndodhur dhe ja tek jemi duke diskutuar sërish Eurovision-in dhe mendimet ndryshe për të; mendime që përfundojnë, si zakonisht, në sherre dhe fjalor banal nëpër emisione.

    Rasti konkret, Robert Dragot Aliaj, i shquar për natyrën e tij trasgresive dhe kontraverse, u përfshi në një debat pa krye me këngëtarin Ardit Çuni. Ata i bëri bashkë tematika e emisionit “Open”, e cila cekte përfaqësimin dhe performancën e Ronela Hajatit në “Eurovision 2022”, me këngën “Sekret”.

    Edhe këtë herë, Robert Dragot Aliaj, me kritikën e tij “thumbuese”, ishte i mendimit se paraqitja e Ronelës ishte jo e denjë dhe Ardit Çuni shtoi se në të njëjtën mënyrë ishin shprehur edhe për Rona Nishliun.

    Roberti, i cili di të bëjë kritika, por jo t’i mbajë ato, agravoi situatën duke thënë: “Mos flisini si skutha, lërini këto muhabete! Rona Nishliu ishte një diva, s’e kam sharë asnjëherë (sikur të mos e shash dikë i bën nder). Ka pasur edhe të tjerë. Rona shkëlqeu shumë, mbeti në memorien e shumë vendeve.

    ***

    Nuk është personale situata. Është më shumë tek unë një frustrim që vjen nga një 30-vjeçar tranzicioni”.

    Në fakt, Roberti e ka nënvizuar shumë herë këtë frustrim të jashtëzakonshëm që ndien, por duket sikur nuk ka bërë diçka për ta shuar si ndjesi, përkundrazi, ose ofendon gratë pse nuk zgjedhin të martohen dhe të kenë fëmijë; ose diskuton tematika private të cilat njerëzit nuk duan t’i ndajnë me publikun; ose indinjohet me një fjali; ose nuk e mat atë që thotë dhe sigurisht, i mëshon “të drejtës së tij për të folur”, duke mohuar të drejtën e të tjerëve.

    Ardit Çuni, nga ana tjetër u mundua të ishte më i qetë dhe Roberti, patjetër, nxori kartën e “artistit të mirënjohur” që nuk i njeh artistët e “kalibrit” të Arditit.

    Robert Aliaj u shpreh se nuk e njeh fare, nuk merret me njerëz anonimë dhe se nuk kanë kulturë debati. Më pas diskutimi agravoi në ofendime edhe më të rënda, të cilat e detyruan Ardit Çunin të largohej nga studioja.

    Pra, edhe njëherë tjetër, në një televizion kombëtar, shohim disa problematika madhore, të cilat ndikojnë te ndjekësit shqiptarë.

    E para, një diskutim aspak i thelluar, i cili largohet nga tematika dhe shkon larg e më larg, në tranzicion, në tri dekada të shkuara, ku gjithçka ka ndryshuar, përpos mendësisë së të ftuarve.

    E dyta, përpjestimi i zhdrejtë i asaj që personazhe si Roberti tentojnë të përcjellin në publik, me atë që vërtet transmetojnë. Qëllimi është që të shfaqë veten si intelektual, i cili sjell një frymë ndryshe dhe vizionare mendimi. Aplikimi: fjalor banal dhe zero investim në diskutimin për të cilën personi është ftuar në emision.

    E treta, a mund ta ndalim nevojën dhe dëshirën e paepur për klikime dhe mos të promovojmë me gjuhën e urretjes dhe fjalorin ofendues?

    Ndoshta, Roberti ka nevojë të zbresë në tokë, të përqafojë anën e tij njerëzore dhe të gabueshme dhe të pësojë një tranzicion e metamorfozë të brendshme. Më pas, ai dhe kushdo tjetër që ndan të njëjtën qasje, mund ta kërkojnë te shoqëria, e cila, të jemi të sinqertë është zhvilluar më shumë se Roberti e sheh nga lupa e tij.

    Këtë e tregojnë edhe komentet e shkëputura nga YouTube:“Kultura” e debatit në televizionet shqiptare, ofendime dhe
    “Kultura” e debatit në televizionet shqiptare, ofendime dhe
    “Kultura” e debatit në televizionet shqiptare, ofendime dhe
    “Kultura” e debatit në televizionet shqiptare, ofendime dhe
    “Kultura” e debatit në televizionet shqiptare, ofendime dhe

    Anabel

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit