20.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kunatat “ngrijnë” marrëdhëniet me njëra-tjetrën? Çfarë ndodhi me Borën e Heidin!

    Prej gati 2 muajsh po përflitet për një ndarje mes Heidit dhe Romeos, çfarë duket se ka sjellë edhe problemet për dy kunatat. Pak ditë më parë, të dyja kanë qenë prezente në të njëjtën festë, ku kanë shijuar atmosferën me miqtë dhe bashkëpunëtorët deri në orët e para të mëngjesit.

    Por ajo që u vu re ishte fakti se vajzat nuk postuan asnjë foto së bashku. Madje, nga të pranishëm, zbuluam se vajzat as nuk janë përshëndetur me njëra-tjetrën, duke qenë se ishin në tavolina të ndryshme. Fakt ky që tregon se realisht, raporti i tyre nuk është më ai i para disa muajve.

    Që pas zërave për një ndarje mes Romeos dhe Heidit, Bora shpesh herë ka ndarë në rrjetet sociale foto nga e përditshmja e saj, ku gjithnjë është edhe Romeo, por duket se tashmë mungon Heidi, e cila është shkëputur nga ky raport, si dhe nga miqësia që kishte me çiftin Bora-Donald.

    Megjithatë, dy vajzat ende vazhdojne ta ndjekin njera tjetren në rrjetet sociale. Marrëdhënia mes Heidi Baçit dhe Romeo Veshajt nuk dihet si po shkon pasi çifti po përfliten për një krizë në romancën e tyre, por vetë protagonistët nuk kanë reaguar deri më tani për situatën.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit