16.5 C
Tirana
E premte, 18 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kunja, bakllava, kadaif dhe një vallëzim: “Ëmbëlsohet” marrëdhënia e Monikës dhe Ilirit

    Monika Lubonja dhe Ilir Shaqiri ishin vërtet një prej dysheve më interesante në “Big Brother VIP Albania”, pasi i dhanë lezetin dhe kripën e duhur gjellës së krijuar në program, me zënkat dhe kunjat e tyre.

    Marrëdhënia e tyre “tërhiq e mos e këput” sillte situata mjaft të lezetshme dhe që të jemi të sinqertë, edhe disa reagime dhe provokime që nxirrnin në pah karakterin, humorin dhe nervat e të dyve.

    Por, edhe pse “Big Brother VIP Albania” mbaroi, fatmirësisht, “Dance Albania” nuk na lejon ta harrojmë dyshen, pasi jo më larg se mbrëmë, Monika Lubonja erdhi si një surprizë e këndshme (jo për Ilirin), e “armatosur” me ëmbëlsira.

    Aktorja, si përherë, vendosi të dilte nga kornizat dhe siç (jo shumë shpesh) e do zakoni, ftoi në një vallëzim Ilir Shaqirin, duke rikujtuar ca nga kunjat e vjetra, por duke mbajtur ekuilibrin sepse i dha edhe pak bakllava e kadaif, si për t’i shtuar ca sheqer raportit të tyre të kriposur nga të gjitha fjalët e hidhura që hidheshin e priteshin.

    Monika, ashtu kryeneçe, si një grua që e di çfarë do, e ftoi në kërcim Ilrin dhe u shpreh se nuk do e linte skenën derisa balerini të thoshte “po” (kjo mund të ishte ok për Ilirin, por Alketa sikur u sikletos pak).

    Iliri, ca i shokuar e ca si mbi gjemba, hodhi një si spond dhe tha se “duhet t’i dyfishonin rrogën për vështirësi pune” (e dëgjove Vera?!), gjithsesi u çua dhe vallëzoi me Monikën.

    Pra, me pak kadaif, bakllava dhe me shumë vetëbesim dhe këmbëngulje, Monika arriti ta sheqeroste pak marrëdhënien me Ilirin, por të gjithë e dinë se në përballjen e radhës do të nxjerrin prapë kryet kunjat e vjetra. Deri atëherë, le të shijojmë kërcimin e dy miqve dhe rivalëve.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit