Artan Fuga ka ironizuar një monument femre me gjinj jashtë, që ndodhet në Rroskovec.
“Në Rroskovec shoh se paska një monument femre me gjinj jashtë dhe shtamë në kokë mu në mes të sheshit publik!
Dihet sikurse ka zbuluar Shkolla e Studimeve Kulturore Britanike se manifestimi i seksualitetit të femrës kënaq burrat.
A mund të pritet që në ndonjë qendër tjetër të banuar të shohim të ngritur ndonjë monument burri me hallate jashtë dhe me një kallash në dorë?
Të kënaqeshin edhe femrat – do të thoshte britaniku Richard Hoggart!
Cfarë nuk ndodh në këto kohëra kur s’e merr vesh i pari të dytin”, shkruan ai.