14.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kur është koha më e mirë për të rifilluar njohjet, pas ndarjes nga një lidhje shumë e gjatë?

    Një situatë hipotetike: Je ndarë nga partneri/ja me të cilin/ën kishe një lidhje 5-vjeçare. Ndarja ishte një nga ato ndarjet e ngadalta dhe të dhimbshme, ku ndjen sesi marrëdhënia ka mbaruar me muaj të tërë para se ta mbyllnit përfundimisht. Tani që je beqare, ndihesh shumë e emocionuar që po i rikthehesh botës së daljeve dhe njohjeve, por ke disa dilema. A është ide e keqe të fillosh njohjet duke patur parasysh që sapo ke dalë nga një lidhje serioze? Gjithashtu, a ua ke borxh njerëzve atë informacion në lidhje me të shkuarën tënde?!

    Tani supozojmë se këtë pyetje e drejtuat ju dhe përgjigjja që merrni është kjo:

    Përshëndetje X! Ju thoni se jeni “me të vërtetë të emocionuar për t’u rikthyer në botën e beqarëve”, por ndiheni sikur “duhet të merrni hapësirë” për veten. Por, pse kjo hapësirë ??duhet të përfshijë uljen vetëm në divan? Kush e vendosi këtë?

    Thyerja e zemrës është një përvojë kaq e thellë personale dhe i prek të gjithë ndryshe. Ndarja mund të duket si një tas i madh me akullore dhe filma “limonadë”, një takim urgjent me terapistin dhe një bisedë në grupin e gocave në ëhatsApp (ose edhe të çunave ëë). Mund të tingëllojë si një psherëtimë lehtësimi, ose si një epokë e re mundësish. Mund të jetë e frikshme, e çuditshme dhe emocionuese në të njëjtën kohë. Nuk ka asnjë mënyrë të vetme të duhur për t’u ndjerë pas një ndarjeje. Ndarja juaj është e juaja. Ju jeni i vetmi person që e dini se cila rrugë përpara është më e mira për ju!

    Njerëzit flasin shumë për fjalën “duhet” kur bëhet fjalë për njohje, marrëdhënie, ndarje dhe seks. Është e lehtë të gjykosh sjelljen e njerëzve të tjerë, por kur një ndarje “të bie ty për pjesë”, ti e kupton se sa e ndërlikuar dhe konfuze mund të jetë.

    Ju nuk keni nevojë për lejen time për t’u kthyer në botën e njohjeve, takimeve, por unë jam e lumtur t’jua jap gjithsesi. Daljet janë emocionuese! Kërcimet në pistën e vallëzimit me djalin simpatik që të ftoi janë argëtuese!

    Megjithatë, më duhet të shtoj një paralajmërim: Daljet nuk janë një fasho për thyerjen e zemrës. Nëse hidheni në marrëdhënie të reja për të shpërqendruar veten nga dhimbja e asaj të fundit, do ta gjeni veten në një vend të thellë dhe të errët.

    Në një moment, duhet ta lini veten të ndjeni trishtim apo zemërim. Kështu shëroheni dhe rriteni. Pra, nëse nuk e keni bërë tashmë, provoni terapinë; bërtisni në jastëkun tuaj ose shfryhuni te miku juaj më i mirë.

    Ju nuk keni asnjë detyrim t’ia zbuloni ndarjen tuaj një të huaji, kështu që nëse keni shkëmbyer pesë mesazhe ose keni pasur vetëm një ose dy takime me dikë, mbajtja e këtij informacioni për vete është mirë.

    Nëse mendoni se gjërat po bëhen më serioze ose ju po filloni të zhvilloni ndjenja – mund të mendoni të përmendni historinë e marrëdhënies suaj. Fjala “përmend” është kyçe. Ky nuk është momenti për të dhënë një prezantim njëorësh në Poëerpoint se pse lidhja juaj e fundit përfundoi. Por është me vend të thuhet: “Lidhja ime e fundit përfundoi X javë/muaj më parë. Ne ishim së bashku për pesë vjet dhe jetuam së bashku. Kur ishte lidhja jote e fundit?” Nëse ju të dy vazhdoni të dilni, do të keni mjaft kohë për të diskutuar më shumë specifika gjatë rrugës.

    Së fundmi, mos harroni: Është vetëm një person që e di se çfarë është më e mira për ju tani. (Po, jeni vetë ju)

    Përshtatur nga Hannah Orenstein, redaktore e rubrikës “Dating” në Elite Daily

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit