22.5 C
Tirana
E martë, 22 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Kur flasin Brisi i Tatimeve dhe Edi Paloka, për familje e ndershmëri…

    Disa batuta mes Edi Ramës dhe Pandeli Majkos për fotot e tij të famshme nudo, gjatë një takimi elektoral në Kavajë, janë kthyer në objektin e radhës të opozitës, për sulmet ndaj kryeministrit.

    Sipas akuzave, Rama është përfshirë në pornografi, sepse iu ka kërkuar minorenëve të shohin fotot e tij nudo në Google.

    Rama vetë tha se ata që ishin në takim, nuk ishin minorenë, por të rinj, që në 11 maj do të votojnë për herë të parë.

    Tani vështirë se ndonjë i ri ka ndonjë kuriozitet të madh të shohë Ramën nudo, edhe nëse fotot do të gjendeshin ende pa censurë në Google.

    Por përtej kësaj, ky rast tregon edhe njëherë tjetër cektësinë e opozitës, që ende pas shumë vitesh, merret me fotot nudo apo “dhunuesin” dhe “psikopatin me kartelë” Edi Rama, kur dihet se ato iu janë kthyer në boomerang në çdo fushatë.

    Mjafton këtu të kujtojmë, se kur dolën për herë të parë fotot nudo të Ramës, në fushatën e tij përballë Sokol Olldashit për Bashkinë e Tiranës, ato bënë efektin e kundërt dhe e rritën edhe më shumë popullaritetin e Ramës, duke arritur një fitore edhe më të thellë se ajo e mëparmja.

    Sepse në vend ta nxirrnin Ramën si të degjeneruar, në fakt Rama doli si viktimë, që i hynë dhe në jetën personale, për ta sulmuar politikisht.

    20 vjet më pas, ende nuk kanë vend mend dhe vazhdojnë me të njëjtat metoda, duke na treguar sa i tmerrshëm është Edi Rama dhe sa familjarë model dhe të ndershëm janë këta përballë tij.

    Natyrisht që e beson, kur e dëgjon fjala vjen nga goja e Edi Palokës apo Brisida Shehajt.

    Dhe pastaj presin rezultat të ndryshëm në zgjedhje!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit