23.5 C
Tirana
E shtunë, 11 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Kur Florian Binaj bënte fushatë me… Erion Veliajn

    Sali Berisha ka konfirmuar ish-aktorin e Portokallisë, Florian Binaj, si kandidat të Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesshme lokale në Tiranë.

    Binaj, i njohur për rolet e tij, me sa duket, ka pasur edhe angazhime të mëparshme.

    Një ditë më parë, disa foto dhe video të tij qarkulluan me kryeministrin Edi Rama.

    Por, siç shihet, Binaj ka qenë për një kohë të gjatë i angazhuar edhe në aktivitetet e Bashkisë së Tiranës, kur kjo drejtohej nga Erjon Veliaj.

    Dihet që në PD vendos Berisha, edhe miqtë edhe armiqtë, por imagjinoni sikur një emër tjetër t’i kishte këto angazhime të mëparshme, çfarë do t’i kishin bërë strukturat dhe militantët e PD-së.

    Gjithsesi, Berishës nuk i duhet një kandidat fitues, i duhet një aktor të luajë rolin e vjedhjes së zgjedhjeve pas rezultatit. Binaj do ketë kohë ta përvetësojë në mënyrë brilante edhe këtë rol./TemA

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit