9.5 C
Tirana
E premte, 6 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Kur jam me të jetoj, e kam shumë përzemër”, Selin për raportin e saj me Gimbon: Më pëlqen që…

    Në dhomën e rrëfimit në një bisedë ekskluzive, Selin ka folur për raportin e saj me Gimbon, duke zbuluar dhe ndjesitë që ka për të.

    Ajo shpreh vlerësimin që ka për banorin, duke theksuar se është e vetmja marrëdhënie korrekte që ka në shtëpinë e BBV. “Kur jam me të jetoj, e kam shumë përzemër’, thotë ndër të tjera Selin.

    “Me Gimbon, mendoj se është e vetmja marrëdhënie korrekte këtu brenda që kam patur ndonjëherë. Kur jam me Gimbon mendoj që jetoj, që do të thotë, nuk jam kaq e përfshirë në lojë. Mendoj që si raport përveç se është korrekt, kemi një kimi shumë të fortë. E vlerësoj shumë si djalë dhe kam shumë respekt, dhe më pëlqen që është shumë detajist. E kam shumë përzemër.“, rrëfehet Selin.

    Na ngelet të presim nëse ky rrëfim i Selin do të konsolidohet në një miqësi apo përtej saj në ditët në vijim.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit