9.5 C
Tirana
E diel, 27 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kur Kiara i thoshte Luizit: Larg qoftë, unë me ty kurrë s’martohem, më mirë të varrosem këtu

    Mbrëmjen finale të spektaklit Big Brother VIP Albania, çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

    Luizi dhe Kiara janë njohur gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe në fillim raportet e tyre nuk kanë qenë aq të mira.

    Një video e cila po qarkullon së fundmi me të madhe në TikTok tregon momentin kur Kiara thoshte ‘Larg qoftë’, kur aktori Gent Hazizi e ngacmonte duke i thënë: ‘Luizi nesër ndoshta mund të jetë burri yt’.

    Tutje, është prezantuar një nga momentet më të tensionuara mes çiftit në shtëpinë e BBVA, ku Kiara i kishte thënë Luizit: ‘Unë me ty? Kurrë more, kurrë, e hap këtu e futem varrosem vet’.

    Por mesa duket çdo gjë e thënë në ato kohë u tejkalua, pasi Kiara me kalimin e kohës u dashurua vërtet me Luizin dhe mbrëmjen e së shtunës i tha ‘Po’ martesës me të para miliona spektatorëve në finalen e Big Brother VIP Albania.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit