E ke parasysh atë ndjesinë kur do të tështish, por sa bëhesh gati, tështima ndërron mendje? Epo, me këto 4 metoda të thjeshta, do ia dalësh:
Shiko dritën
Mund të të duket e çuditshme, por funksionon, pasi stimulohen reflekset dhe ti arrin të tështish.
Nuhat erëza të forta
Jo, nuk është imagjinata e Disney, por një fakt. Kur nuhasim aromat e erëzave si: piperi apo kanella, reaksioni më i zakonshëm është tështima.
Gudulis hundën nga brenda
Merr një facoletë dhe me të, gudulis pjesën e hundës, në mënyrë që të finalizohet tështima.
Shkul një qime nga hunda apo pjesë tjetër e fytyrës
Nëse asgjë nuk funksionon, ndërmerr këtë masë ekstreme. Do qash dhe do të tështish njëkohësisht. Pse funksionon? Sepse shkulja e qimeve të hundës ngacmon nervin trigeminal, pjesë e sistemit nervor që është përgjegjës për dhimbjet, prekjen dhe ndjeshmërinë ndaj ndryshimit të temperaturës.