11.5 C
Tirana
E hënë, 16 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Kur Ulsiu shpjegon ligjet me latinishten

    Socialistët kanë mbledhur këtë të hënë Grupin Parlamentar dhe nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, kanë vendosur të ndërhyjnë në Kodin e Procedurës Penale, nisur nga rasti i zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

    Siç deklaroi Edi Rama, janë bërë një sërë propozimesh që synojnë të ndalojnë pezullimin nga detyra të ministrave dhe funksionarëve të tjerë të lartë nga gjykatat.

    Ulsi Manja si kryetari i Komisionit të Ligjeve gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit, e cila u transmetua drejtpërdrejt, u përpoq të shpjegonte një term ligjor latin në ndihmë të diskutimeve, por duket se shpjegimi është i gabuar, shkruan Newsbomb.

    “Për ata që janë juristë, përdoret një term latin edhe në arsyetimet që bën Gjykata Kushtetuese: “RATIONE MATERIAE” – u shpreh Ulsi Manja. Përkthimi sipas tij, është: “Për shkak të nënës”!

    Mirëpo, ky shpjegim apo përkthim i socialistit që drejton Komisionin e Ligjeve nuk është i saktë dhe nuk dihet nëse Ulsi Manja i është referuar qëllimisht gabim, apo për shkak të situatës ka qenë një lapsus i momentit.

    “RATIONE MATERIAE” është një term ligjor latin që përkthehet “për shkak të çështjes në fjalë”. Përdoret kryesisht për të përcaktuar nëse një gjykatë, tribunal ose autoritet ligjor ka juridiksionin për të dëgjuar një çështje bazuar në natyrën ose substancën e çështjes ligjore të përfshirë.

    Qëllimi është të përcaktohet nëse zbatohet një rregull ligjor, imunitet apo autoritet gjyqësor, bazuar në atë për të cilën bëhet fjalë, në vend të asaj se kush është i përfshirë ose ku ka ndodhur.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit