21.5 C
Tirana
E hënë, 12 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Kur vjen puna tek shëndeti i vaginës, ja 7 gabimet që gjinekologet nuk i bëjnë kurrë

    Mjekët thonë që nuk duhet shumë sforcim për të mbajtur vaginën të pastër dhe të shëndetshme, sepse produktet në funksion të mirëqenies së saj janë kaq të shumta.

    “Vagina ka mikrobiomën e vet, pra ka baktere që bëjnë të mundur ruajtjen e ekuilibrit sa i takon shëndetin dhe higjienës,” thotë gjinekologu Adi Katz.

    Ka kaq shumë informacion në qarkullim, por njerëzit duhet t’u besojnë profesionistëve, ndaj gjeni këtu shtatë gjërat që gjinekologet nuk i bëjnë kurrë sa herë bëhet fjalë për shëndetin e vaginës.

    #1 Nuk shmangin kontrollet vjetore

    Një ekzaminim vjetor i ndihmon mjekët që të vërejnë çdo lloj ndryshimi në vaginë nga indi i vulvës, te lythat gjenitale, kontrollet e qafës së mitrës etj.

    #2 Nuk përdorin larës vaginal

    Vagina është krijuar për të “pastruar veten”. Aty ka baktere të ndryshme, ndaj nëse ju përdorni shpëlarës vaginalë mund të ngatërroni bakteret. Gjinekologet thonë se për të mbajtur të pastër vaginën duhet vetëm ujë dhe kaq.

    #3 Nuk bëjnë seks të pambrojtur me të panjohur

    Ju mund të merrni infeksione seksualisht të transmetueshme pa e ditur. Përpara se të bëni seks me dikë, është e rëndësishme të diskutoni për ndonjë histori lythash, herpesi apo sëmundje seksualisht të transmetueshme.

    #4 Nuk injorojnë simptomat e panjohura

    Kruajtjet, infeksionet e majave dhe vaginozat bakteriale, mund t’ju shtyjnë që të bëni gjithçka vetëm për të lehtësuar simptomat. Por, në fakt ju mund ta përkeqësoni situatën, sepse mund të keni nevojë për vizitë tek mjeku dhe kontrolle të specializuara.

    #5 Këshillohen me specialistët për suplementet

    Disa ushqime pretendohet se balancojnë hormonet, ndërsa të tjerë duket sikur përmirësojnë shëndetin vaginal. Mjekët dinë sesi të trajtojnë ndryshimet hormonale në menopauzë dhe ato që lidhen me sëmundjet si PCOS (vezore policistike). Ndaj më shumë se marrja e vitaminave, ju mund të keni nevojë për ilaçe.

    #6 Nuk injorojnë dhimbjet e forta të periodave

    Nëse periodat tuaja kanë qenë gjithmonë të dhimbshme, por ju nuk keni shkuar asnjëherë tek mjeku, ky është një gabim. Një situatë e tillë mund të zbulojë probleme më serioze, si endometrioza (çrregullim i indeve të mitrës), adenomioza (zmadhim i mitrës) ose fibroidet (tumore beninje).

    #7 Nuk mendojnë për fertilitetin shumë vonë në jetë

    Shumë gra nisin të mendojnë për fertilitetin nga mesi deri në fund të të 30-tave të tyre, por në fakt kjo është mosha kur trupi nuk është në maksimumin e fertilitetit. Sipas mjekëve gjinekologe, shtatzënia duhet të konsiderohet në të 20-at tuaja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit