21.5 C
Tirana
E hënë, 28 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Kurthi” i Berishës për PS-në dhe Ramën, duhet të zgjedhin mes serbëve dhe shqiptarëve

    Maxhoranca do të jetë sërish përballë një prove gjatë seancave plenare në vijim, ku do të duhet të zgjedhë të votojë pro ose kundër një rezolutë kundër gjenocidit serb në Kosovë.

    Tashmë në Kuvendin e Shqipërisë janë paraqitur dy rezoluta thuajse të njëjta të ardhura nga PD, të cilat kërkojnë që Parlamenti i Shqipërisë të dënojë gjenocidin serb në Kosovë.

    Në plan të parë nuk ka asgjë të keqe në këtë drejtim, por ashtu si edhe rezoluta mbi gjenocidin serb në Bosnje, detajet qendrojnë pikërisht te propozuesit.

    Mësohet se dy rezolutat në fjalë janë dërguar në Kuvend nga deputetët e PD, njëra e firmosur nga Berisha dhe mbështetësit e tij dhe tjetra nga Grupi Parlamentar i PD-së me në krye Enkelejd Alibeajn.

    Berisha me rezolutën e tij kërkon nga qeveria shqiptare që të shpallë 15 janarin ditën e përkujtimit të masakrës së Reçakut, genocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë.

    Në lidhje me rezolutën e Berishës, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka theksuar vazhdimisht se nuk do të marrin në konsideratë asnjë dokument që mban firmën e tij, siç ndodhi me Rezolutën për Bosnjën, por kësaj radhe socialistët kanë përballë edhe firmën e Alibeajt dhe mbështetësve të tij, të cilët po ashtu si Berisha kërkojnë dënimin e krimeve serbe në Kosovë.

    Herën e parë, socialistët e patën të lehtë për të hedhur poshtë Rezolutën për Bosnjen, pasi sipas tyre vinte me firmë të Berishën, por tani do të duhet të vendosin nëse duhet të votojnë PRO propozimit të Alibeajt dhe ngjallin reagimin e serbëve, apo të votojnë KUNDËR dhe të ngjallin reagimin e shqiptarëve të Kosovë.

    Duket një bast i rëndë, ku me nxehjen e motit pritet të nxehet edhe jeta perlamentare në vend.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit