4.5 C
Tirana
E diel, 19 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Kush do e krijojë frontin opozitar, Meta apo Berisha ?

    Pak kohë më parë, Monika Kryemadhi kishte një përgjigje sa herë që pyetej në studio të ndryshme se çfarë do të bënte Ilir Meta ditën kur do të linte Presidencën.

    Kryemadhi i mëshonte shumë faktit se kostumi i Ilir Metës si kryetar partie (LSI) i rrinte ngushtë, duke paralajmëruar se bashkëshorti i saj do të krijonte një front të gjerë opozitar. Një nismë në fakt që Kryemadhi e ka trumbetuar këtu e disa vite më parë.

    Të njëjtin synim ka edhe Sali Berisha që nuk ka bërë muajin në drejtimin e PD-së.

    Në konferencën e përjavshme për shtyp, Berisha njoftoi lëvizjen për krijimin e asaj që e cilësoi “front i ri opozitar”

    “PD konsideron jetike krijimin në këtë moment kritik të një fronti opozitar për shpëtimin Shqipërisë të përbërë nga të gjitha forcat politike të vërteta opozitare, shoqëri civile, personalitete kundërshtare të regjimit, grupe interesi, sindikatat, rrethit akademik, të gatshëm për tu përballur me regjimin monist të Edi Ramës.

    PD u bën thirrje shqiptarëve kudo që janë, në diasporë emigracion e çdo vend të lirë, të angazhohen me potencialet e tyre për të shpëtuar vendin nga shteti i kriminalizuar, i korruptuar dhe monist i Ramës”, tha Berisha.

    Ashtu si ne fillimet e pluralizmit, Berisha iu referua sërish termit kundër “regjimit monist” ndërsa ftoi këdo të pakënaqur në fillimin e protestave.

    I pyetur nga media, Berisha dha një përgjigje më shteruese se çfarë nënkuptonte me front të ri opozitar.

    “Hapja nënkupton afrimin me PD të të gjithë  individëve në vlera, njerëz dhe ideale që duan t’i afrohen kësaj partie…

    Përveç kësaj në kuadrin e hapjes do të ngrihen bordet kombëtare sipas fushave në të cilën ne do të përpiqemi të tërheqim personalitetet më të shquara, më të ditura të atyre fushave, shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, sikundër bordet janë të hapura edhe për të huajt që ndajnë me ne vlera të përbashkëta dhe duan të kontribuojnë, hapja duhet te fuqizojë dimensionin e të rinjve, vajzave dhe grave.

    Kjo është për partine ndërsa froni është diçka tjetër. Fronti është vendosja e organizuar ose krijimi i një fronti të përbashkët me të gjitha forcat politike opozitare me të gjithë individët apo organizatat e shoqërisë civile që duhet të angazhohen në këtë front për shpëtimin e Shqipërisë me të gjithë botën akademike dhe mediave që e konsiderojnë monizmin si një mënxyrë të vërtetë.

    Me sindikatat, botën akademike dhe grupet e interesit, do të bëjmë çdo gjë që do të krijojmë frontin më të gjerë të mundshëm kundër krimit, drogës, korrupsionit dhe mbështetjen e Soros”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit