7.5 C
Tirana
E enjte, 12 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Kush do jetë “president i PS”, kur Rama të jetë… në Sharrë, sipas vetë Ramës

    Me 61 kandidatët për kryetarë të bashkive të vendit të pranishëm në sheshin “Skënderbej”, Partia Socialiste çeli dje fushatën për zgjedhjet e 14 majit.

    Kryeministri Edi Rama shpjegoi filozofinë e re të fushatës  e cila do të jetë pa shpenzime, pa zhurmë dhe me sa më shumë komunikim.

    Sipas tij, paratë e kursyera nga kjo fushatë, Rama tha se do të përdoren për donacion pemësh në çdo bashki të vendit. Nismën e nisi nga Tirana, menjëherë pas fjalës së tij.

    “…Shkurtimin e shpenzimeve për propagandë elektorale ne do ta kthejmë në një donacion pemësh për çdo bashki të vendit, duke marrë pjesë edhe vetë në mbjelljen e tyre kudo ku kemi takime, sidomos tani në Prill që është dhe pak a shumë muaji i fundit optimal, për të mbjellë thuajse gjithçka.

    Dhe do e nisim sot këtu me 61 pemë, nga donacioni ynë për Bashkinë e Tiranës. 61 pemë do të mbjellim këtu për të 61 bashkitë dhe si këtu, kudo ku mbjellim do mbeten mijëra e mijëra të tjera.

    Rama shpjegoi edhe logjikën pas kësaj nisme, ndërkohë që bëri 3 parashikime: Pandeli Majko, president nderi i PS në të ardhmen, Partia Socialiste fiton për të 8-tën herë nga 9 palë zgjedhje dhe kjo fushatë hyn në histori si fushata e parë që fillon dekarbonizon procesin e përballjes politike.

    “Ndërkohë që fushata do jetë harruar dhe vetëm një fakt do kujtohet statistikisht, kur Pandi të jetë president nderi i Partisë Socialiste, ne të tjerët jemi në Sharrë, fëmijët e fëmijëve tanë do jenë rreth tryezës dhe Pandi do tregojë në ato ngjarjet solemne të përvjetorëve. Do thotë se në vitin 2023, PS fitoi për të 8-tën herë, nga 9 palë zgjedhje. Dhe, gjyshet dhe gjyshërit tuaj ishin aty me mua.

    Po përtej kësaj, asgjë nuk ngelet nga fushata. Dhe kjo do të jetë fushata e parë që do lerë pas mijëra, e mijëra pemë dhe kështu besoj do të hyjë në historinë e re të zgjedhjeve, si fushata e parë që fillon dekarbonizon procesin e përballjes politike”, tha kryeministri Rama.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit