-0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kush e kontrollon në të vërtetë drejtësinë në Shqipëri?

    Përralla e treguar deri më tani nga opozita ishte se reforma e drejtësisë ka dorëzuar gjykatës dhe prokurorë në duar të Edi Ramës. Ajo që po ndodh javët e fundit po tregon ekzaktësisht të kundërtën:

    1)    Kontrollohet nga Edi Rama Gjykata Kushtetuese që mohoi shkarkimin e Presidentit Ilir Meta?

    2)    Kontrollohet nga Edi Rama Gjykata e Apelit që coi në burg Saimir Tahirin?

    3)    Kontrollohet nga Edi Rama SPAK që nuk heton për pastrim parash dhëndrrin e Sali Berishës pavarësisht miliona eurot e investuara nga një ambientalist i papunë në kompleksin Partizani?

    4)    Kontrollohet nga Edi Rama Gjykata Administrative që i dhuroi Sali Berishës kontrollin e Partisë Demokratike me një vendim të paprecedentë?

    5)    Kontrollohet nga Edi Rama SPAK që arrestoi fillimisht ish-ministrin e tij Lefter Koka dhe tani përgatitet të arrestojë deputetin Alqi Bllako?

    Legjenda se Edi Rama kontrollon drejtësinë është baraz vetëm me një tjetër gënjeshtër të përsëritur prej vitesh nga opozita, që Edi Rama kontrollon gjithë shtypin. Kur e vërteta është totalisht e kundërta: pjesa më e madhe e drejtësisë ashtu si pjesa më e madhe e shtypit vazhdojnë në realitet të kontrollohen (ose shantazhohen) nga klani i Sali Berishës.

    Alternativa e vetme e mundshme është që Edi Rama e ka lënë drejtësinë 100% të pavarur.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit