Kryeministri Edi Rama përpos kritikave, pati edhe lëvdata gjatë mbledhjes me kryetarët e Bashkive të të gjithë vendit.
Sipas kreut të qeverisë, shembull është Bashkia e Cërrikut, nga e cila dhe Elbasani, apo dhe bashkitë e tjera të vendit duhet të mësojmë.
Rama tha se prej tre vitesh tanimë, kjo bashki është duke i përpunuar të gjitha mbetjet e fshatit dhe të njëjtët skemë duhet të ndjekin dhe të tjerët.
“Mund ta di unë pse Bashkia e Cërrikut u bë tre vjet sa ka, që i përpunon të gjitha mbetjet e fshatit. Edhe jo i përpunon, por dhe i kthen në produkt prashitje. Pse nuk e kanë të tjerët këtë gjë? Pse nuk e kanë të gjitha bashkitë? Pse nuk vrapon ti në Cërrik si bëhet dhe ta bësh për fermerët e Elbasanit, ose tjetri e tjetri e tjetri.
Shqipëria është sa një bashki po ta marrësh. Sa një bashki e madhe në Europë. Pse duhet të rrimë të presim dhe e vetmja gjë kërkojmë fonde nga qeveria, për çdo gjë duan fonde nga qeveria.
Çfarë të bëjë qeveria, të marrë borxh, të japë lekë? Ndërkohë që ka mundësira të pafundme për të prodhuar dhe për t’i vënë në funksion të komunitetit”, tha Rama.