11.5 C
Tirana
E hënë, 21 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kush është biznesmeni Nikolin Janina, pronar i “Porcelanosa”, që u kap në Tiranë për llogari të Spanjës

    Biznesmeni Nikolin Janina, kreu i një grupi kriminal që trafikonte heroinë, morfinë e opium në disa vende të BE, është arrestuar në Shqipëri me qëllim ekstradimi në Spanjë.

    Në kuadër të këtij grupi kriminal që dyshohet se drejtohej nga biznesmeni i pllakave dhe hidrosanitareve, policia dhe prokuroria Spanjolle, ka sekuestruar një sasi prej 53 kg e 380 gramë heroinë.

    Autoritet e drejtësisë Spanjolle në vitin 2015 kanë marrë një vendim për caktimin e masës së “arrestit në burg” ndaj Janinës, duke e akuzuar këtë të fundit për akuzën e “Pjesëmarjes në grupe kriminale të trafikimit të narkotikëve”.

    Drejtësia spanjolle ka proceduar në 15 prill 2016 me nxjerrjen e emrit të biznesmenit Nikolin Janina, në listën e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

    Që prej kësaj date e deri më sot, policia dhe prokuroria shqiptare nuk kishin marrë asnjë masë për arrestimin e biznesmenit Janina.

    Në datën 12 korrik 2017, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të sekuestrojë 13 pasuritë e Janinës, duke urdhëruar që ato tashmë të administrohen dhe përdoren nga Agjencia e Administrit të Pasurive të Paluajtshme pranë Ministrisë së Financave.

    Pasuritë e sekuestruara nga Prokuroria

    Apartament në Tiranë me vlerë 62 mijë 475 euro

    Pasuria me nr.7/630+5-2 në Tiranë me vlerë 82 mijë euro

    Pasuria me nr. 7630+5-3 në Tiranë me vlerë 196 mijë euro

    Pasuria me nr7/630-G216 në Tiranë.

    Pasuria me nr. nr7/630-G217 në Tiranë.

    Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 në “Amallol” Himarë blerë në 2013, 400.000 lekë

    Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 sërisht në të njëjtin vend blerë me 400.000 lekë.

    Sipërfaqe tokë kullotë dhe pyll 10.000 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë 2.270.000 lekë.

    Sipërfaqe tokë ulli me 5000 m2 ndodhur në vendin e quajtur “Lera” Himarë blerë 1.100.000 lekë.

    Tokë me sipërfaqe 6666.6 m2 ndodhur në Porto-Palermo blerë me 3.000.000 lekë.

    Tokë me sipërfaqe 4375 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë në 2013, kundrejt shifrës 993.625 lekë.

    Pasuria me nr. 17/45+1-25 apartament në Vlorë

    Pasuritë në Tiranë

    Apartament në Tiranë me vlerë 62 mijë 475 euro

    Pasuria me nr.7630+5-1 në Tiranë me vlerë 202 000 euro

    Pasuria me nr.7/630+5-2 në Tiranë me vlerë 82 mijë euro

    Pasuria me nr. 7630+5-3 në Tiranë me vlerë 196 mijë euro

    Apartament në Tiranë me vlerë e blerë në vitin 1999 (Jo e sekuestruar)

    Pasuria me nr7/630-G216 në Tiranë.

    Pasuria me nr. nr7/630-G217 në Tiranë.

    Pasuria me nr.324/3/1 është transkiptuar në favor të të tretëve tek Gerdi dhe Ledi Leka

    Pasuria me nr.324/3/3 është transkiptuar në favor të tretëve në prill 2017 Gerdi dhe Ledi Leka

    Pasuria me nr. 146/38+1-10 është transkiptuar në favor të të tretëve në datën 25 tetor 2016 në emër të Gerdi dhe Ledi Leka

    Apartament me sipërfaqe 110.1 m2 blerë në 2013 kundrejt shumës 74.812 euro, në pronësi të Helidon Janina

    Pasuria në Kavajë

    Apartament me sipërfaqe 76.25 m2 në Kryemëdhenj. E fituar me leje legalizimi dhe më pas shitur Helidon Muça në vlerën 130 mijë euro.

    Pasuritë në Vlorë

    Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 në “Amallol” Himarë blerë në 2013, 400.000 lekë

    Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 sërisht në të njëjtin vend blerë me 400.000 lekë

    Sipërfaqe tokë kullotë dhe pyll 10.000 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë 2.270.000 lekë

    Sipërfaqe tokë ulli me 5000 m2 ndodhur në vendin e quajtur “Lera” Himarë blerë 1.100.000 lekë

    Tokë me sipërfaqe 6666.6 m2 ndodhur në Porto-Palermo blerë me 3.000.000 lekë

    Tokë me sipërfaqe 4375 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë në 2013, kundrejt shifrës 993.625 lekë

    Pasuria me nr. 17/45+1-25 apartament në Vlorë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit