13.5 C
Tirana
E enjte, 27 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Kush është deputeti i PD me makinë 150 mijë euro, që thotë se e ka blerë me kredi?

    Gazetari Poli Hoxha, deklaroi se në Partinë Demokratike ka njerëz që kanë makina që kushtojnë deri në 150 mijë euro.

    “Nëse Edi Rama e pranon qeverinë teknike është një fitore shumë e madhe, që mua më duket ëndërr, jo shpresë.

    Problemi është që duhet pastruar partia dhe nëse pastrohet, shkon në qeverinë teknike duke eliminuar treçerekun e elitës së Partisë Demokratike.

    Probleme me drejtësinë ka vetë kryetari, aleati kryesor Ilir Meta ka probleme me drejtësinë…

    Njerëzit kryesorë i ke që të parkojnë makina nga 150 mijë euro.

    E kam pyetur njërin si e bleve dhe më tha që e kishte marrë me kredi”, zbuloi Poli Hoxha.

    “Rrethi i parë i zotit Berisha kanë nga këto makina”, shtoi gazetari.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit